Ne rrjet

Kina: Covid-19 doli nga laboratoret ushtarake amerikane

Kina ka filluar të hedhë dyshime rreth sigurisë së vaksinës së kompanisë “Pfizer” kundër Covid-19 dhe gjithashtu ka theksuar se virusi i ri e ka prejardhjen nga një laborator i ushtrisë amerikane.

Fushata propaganduese e Pekinit vjen pas mbërritjes së hetuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Wuhan për të hetuar prejardhjen e virusit të ri.

Në kohën kur vaksina e kompanisë amerikane po shpërndahet në mbarë botën, komunistët kinezë po përhapin dezinformata për njerëz që po vdesin papritmas pasi janë vaksinuar me Pfizer,

Në rrjetet sociale, hashtag-u “American’s Ft. Detrick”, i nisur nga Grupi Komunist i të Rinjve, u pa 1.4 miliard herë javën e kaluar pasi Pekini bëri thirrje që Organizata Botërore e Shëndetësisë të zhvillonte hetime në laboratorin e armëve biologjike në Maryland të SHBA-së.

Pretendimet e Kinës erdhën pasi të dhënat e inteligjencës në Uashington këtë muaj treguan se punëtorët e Institutit të Virologjisë në Wuhan u sëmurën dhe zhvilluan simptoma të ngjashme me ato të Covid-it në vjeshtën e vitit 2019.

Ndonëse teoritë e paqëndrueshme të Kinës nuk janë të besueshme jashtë vendit, ato kanë audiencë brenda shtetit komunist.

Yuan Zeng, eksperte e mediave kineze në Universitetin e Leeds-it në Britani të Madhe, tha se rrëfimet e qeverisë kineze janë përhapur kudo, sa edhe miqtë e saj kinezë të arsimuar e kanë pyetur atë nëse këto lajme janë të vërteta.

Partia Komuniste e sheh hetimin e OBSH-së si një rrezik politik sepse ka përqendruar të gjithë  vëmendjen te Kina, tha Jacob Wallis, një analist i vjetër në Institutin Australian të Politikës Strategjike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë