Ushqim

Kimchi, sekreti korean për një jetë të gjatë

Kimchi, e cili është ndër pjatat më të rëndësishme të kuzhinës së Lindjes së Largët, përshkruhet si një "ushqim i mrekullueshëm" nga koreano-jugorët. Një sekret i jetës së gjatë për mbi 90 vjet për koreanët, Kimchi përmban vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë mjaft të shquar.

Kuzhinieri më i famshëm i Koresë së Jugut, Shim Young-Soon, tha pë Daily Sabah për këtë ushqim se është mrekulli. "Gratë koreane janë mirënjohëse ndaj këtij ushqimi për bukurinë dhe shëndetin. Edhe pse unë jam 80 vjeç, nuk kam rrudha në fytyrën time, nuk kam probleme shëndetësore. Hudhra, lakër turshi kombinohen për të formuar këtë pjatë. Unë rekomandoj që të gjithë ta shijojnë këtë mrekulli ".

Kimchi, i cili është një pjatë e pazëvendësueshme e kuzhinës koreane, është në fakt një lloj turshie, i cili shërbehet si një pjatë e dytë në Kore. Këshilla për të bërë kimchi të shijshme në Korenë e Jugut përcillet nga nëna tek vajza deri tek gjeneratat e ardhshme.
UNESCO e përfshiu ushqimin në listën e trashëgimisë kulturore në vitin 2013.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë