Bota

Kim Jong-Un po dobësohet apo është sëmurë? Rripi i orës së tij tregon shumë!

Çfarë ka bërë Kim Jong-un në javët e fundit? Marshalli i Koresë së Veriut, u rishfaq të shtunën 5 qershor pas një tjetër mungese në skenën publike të vendit. Nga imazhet propagandistike në seancën e Byrosë Politike të kryesuar nga Kim, analistët besojnë se ata kanë vërejtur një humbje të peshës së kreut të regjimit.

Metoda e krahasimit

Ekspertët e “NK News”, kanë studiuar një seri imazhesh nga muajt e fundit, ku kyçi i dorës së Kim, është qartë i dukshëm nga një xhaketë pa këmishë. Metoda krahasuese është rripi në lëkurë i orës së tij. Mbi bazën e këtij vëzhgimi, një hollim është i dukshëm në kyç, gjë që tregon një humbje të peshës. "Studimi" bazohet në pjesën e rripit që del nga shtrëngimi, i cili duket i zgjatur me disa milimetra që nga nëntori i kaluar.

Inteligjenca dhe shëndeti

Linja e “Udhëheqësit Suprem” 37 vjeç, nuk është vetëm çështje thashethemesh. Pesha e tij e tepërt, studiohet në distancë nga shërbimet inteligjente të shumë vendeve në botë për ndikimin e mundshëm në shëndet.

Ekspertët mendojnë për dy shpjegime të mundshme në humbjen e peshës: Kim është i sëmurë dhe për këtë arsye ai ka humbur peshë; ose ai vazhdon një dietë pikërisht për të "siguruar" vëzhguesit e jashtëm në lidhje me pasurinë e tij dhe për të kujtuar hierarkët e tij që të jenë gjithnjë në forcë dhe në komandë.

Në të vërtetë, Kim gjithmonë mban një orë “IWC Portofino Automatic” zvicerane, me vlerë 12,000 dollarë. Sipas inteligjencës së Koresë së Jugut, diktatori peshonte 140 kg nëntorin e kaluar (nga 90 në vitin 2012). Gjë, që duke pasur parasysh peshën dhe gjatësinë, e vendos atë në kategorinë "tepër mbipeshë".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë