Histori

Kim-Jong-un, 10 vjet komplote dhe hakmarrje në Korenë e Veriut. Si i zhduku 7 ‘tutorët’ pas funeralit të babait

"Shoku i madhërishëm Kim Jong-un zbriti nga parajsa, i ngjizur nga mali i shenjtë Paektu". Kështu e prezantoi Rodong Sinmun, megafoni i regjimit të Phenianit më 20 dhjetor 2011. Këto ishin ditë njoftimesh tronditëse për popullin e Koresë së Veriut dhe për komunitetin global të shërbimeve të inteligjencës.

Më 19 dhjetor, një prezantues i televizionit shtetëror, dha lajmin se Lideri i Dashur Kim Jong-il kishte vdekur dy ditë më parë, më 17 dhjetor nga një atak në zemër, ndërsa udhëtonte me trenin e tij të blinduar. U raportua se djali i tij, Kim Jong-un, kishte marrë kompetencat e plota si "Pasardhësi i Madh".

Kim-Jong-un, në një mbledhje me drejtuesit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Koresë së Veriut

Pas vdekjes së Kim II, në fronin e Republikës Popullore Demokratike të Koresë (emri zyrtar i Koresë së Veriut), kishte hipur Kim III, 27 vjeç, i panjohur për publikun e gjerë. Shërbimet sekrete, nga Seuli, Uashington, deri në Tokio, u befasuan, pavarësisht se Kim Jong-il kishte humbur peshë mbresëlënëse prej vitesh dhe nuk lëvizte më dorën e majtë, shenjë e një sërë sëmundjesh të rënda.

Ishte gjithashtu një pengesë pika e kthesës së TV koreano-verior, që e dha lajmin 51 orë me vonesë. Megjithatë, qindra analistë perëndimorë, i kaluan ditët e tyre duke studiuar çdo detaj të vogël që filtron nëpër Phenian, pikërisht për të dhënë alarmin në rast të paqëndrueshmërisë të një tërmeti në krye të një vendi të rrezikshëm të armatosur me armë bërthamore.

Forcat e armatosura detare koreano-veriore në një paradë ushtarake

Ky nuk ishte i vetmi gabim i inteligjencës. Më 28 dhjetor, dhjetë vjet më parë, nën një stuhi dëbore, një procesion funerali shumë i gjatë kaloi nëpër rrugët e Phenianit.

Arkivoli i Udhëheqësit të Dashur, i shtrirë në një shtrat me lule të bardha, u transportua nga një limuzinë e zezë, një “Lincoln Continental” e prodhuar nga Amerika (arriti kontrabandë), mes krahëve të një turme të përlotur dhe heshtjes së thyer vetëm nga britmat e dhimbjes së qindra mijëra njerëzve.

Në Korenë e Veriut, këto ceremoni përdoren në përpjekje për të deshifruar ekuilibrin e fuqisë, bazuar në rreshtimin e personazheve, në listën e personaliteteve të ftuar. Makina “Lincoln”, e shndërruar në një mjet funeral,  u rrethua nga tetë burra në këmbë.

Një portret i Kim-Jong-un, i cili prej 10 vjetësh drejton në diktaturë vendin komunist, pasi trashëgoi postin nga babai dhe gjyshi i tij

Kim Jong-un dhe shtatë hierarkë, të renditur në dy rreshta. Duke i shqyrtuar ato imazhe me një xham zmadhues, analistët vendosën se sektet e "de profundis" të Kim Jong-il, do të kishin krijuar Këshillin për Mbrojtjen e "Kim të III të papërvojë dhe të papërgatitur".

Kim Jong-un, ndodhej pranë pasqyrës së krahut të pasagjerit të makinës, ndoshta për të qenë simbolikisht në kontakt pothuajse fizik me Udhëheqës e Dashur të vdekur, ndoshta edhe për të shmangur rrëshqitjen në dëborë.

Pas tij, Jang Song-thaek, bashkëshorti i tezes së Kim-it dhe dy personalitete të tjera politike dhe në krahun e majtë të “Linkoln”-it ishin katër gjeneralë.

Kim-Jong-Un, ose i ashtuqquajturi Marshalli me kostumin e zakonshëm gjatë një daljeje në publik

Xha Jang-u, kishte vite që ishte kreu i programit ekonomik, një pikë referimi për marrëdhëniet me Kinën e fuqishme, e cila nxiti reformat e tregut.

Eminenca gri Jang, thuhej se kishte punuar shumë për të siguruar një vazhdimësi paqësore për nipin e tij, por më vonë u mësua se ai në të vërtetë kishte komplotuar, ndoshta me miqtë e tij kinezë për të marrë kontrollin dhe për ta përdorur Kim-in si një kukull, një nofkë për masat adhuruese të Koresë së Veriut që u rritën në mitin e Dinastisë.

Në anën tjetër të makinës, katër ushtarë: procesioni i tyre drejtohej nga zëvendësmarshalli Ri Yong-ho, kreu i Ushtrisë Popullore, i cili ishte betuar menjëherë për besnikëri ndaj udhëheqësit të ri: "Çdo element i ushtrisë do të jetë një pushkë dhe një bombë njerëzore për ta mbrojtur atë”, shkruan e zakonshmja “Rodong Sinmun”. Gjashtë muaj më pas, Ri u larguaa nga komanda “për arsye shëndetësore” dhe që atëherë nuk është parë më.

Kim-Jong-un, 37 vjeç (djathtas) dhe babai i tij, Kim-Jong-il, i cili ndërroi jetë para 10 vjetësh

Spektakolar dhe tronditës ishte largimi nga skena i “tutorit” tjetër të supozuar: xhaxha Jang u arrestua në fund të vitit 2013 në një seancë të Byrosë Politike.

Propaganda e regjimit tregoi më pas momentin kur dy ushtarë e ngritën dhe e tërhoqën zvarrë drejt ndëshkimit dhe më pas përballja me skuadrën e pushkatimit. "Ai kreu akte të mallkuara të tradhtisë, ishte më keq se një qen", - komentoi “Rodong Sinmun”.

Pesë të tjerë të procesionit funeral, kanë humbur gjithashtu: Kim Ki-nam, kreu i propagandës, i zëvendësuar nga Kim Yo-jong, motra më e vogël e Kim; u zhduk pa gjurmë Kim Yong-chun, zëvendësmarshall dhe ministër; zëvendësohet Kim Jong-gak, gjeneral; dëbohet dhe ndoshta ‘spastrohet’ U Dong-chuk, shefi i policisë sekrete; Choe Tae-bok, ish-përgjegjës i punëve të Jashtme, është në pension.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump takon udhëheqësin e Koresë së Veriut në korrik 2019 në zonën kufitare me Korenë e Jugut

Nga ai grusht vajtuesish, i riemëruar "procesioni i të zhdukurve", ka mbetur vetëm Kim Jong-un, i cili këtë dhjetor 2021 mbush 10 vjet si Marshall i nderuar dhe ka pasur kënaqësinë e takimit tre herë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ai sfidoi përsëri parashikimet e skeptikëve në vitin 2020, kur nuk u shfaq për më shumë se një muaj dhe u dyshuar që kishte vdekur.

Për rekord, në 52 ditët e fundit, ai është shfaqur vetëm një herë, por tashmë shërbimet sekrete të Koresë së Jugut janë të bindur se ai është shumë i shëndetshëm dhe se humbja e peshës prej rreth 20 kilogramësh i ka sjellë dobi.

Kim-Jong-un dhe motra e tij, Kim-Yo-Jong, e cila shihet si pasardhëse e liderit komunist

Parashikim i gabuar edhe ai I fillimit, që e shikonte Kim-in si reformist, në bazë të hapjes së tij ndaj botës së jashtme: ai kishte studiuar (me një emër të rremë) në një kolegj zviceran, thuhet se ka udhëtuar nëpër Evropë i maskuar, ndoshta edhe në Milano ku dikush betohet se e ka parë në stadiumin “San Siro” për një ndeshje të Interit.

Ai është sigurisht një fanatik i sportit të basketbollit (sidomos atij amerikan NBA), aq sa ka pritur disa herë në Korenë e Veriut ish-kampionin amerikan të Chicago Bulls, Dennis Rodman, i njohur si “krimbi”.

Diktatori nuk e ka lejuar kontrollin, nuk ka hapur ekonominë, nuk ka reshtur së rafinuari arsenalin e raketave dhe armëve bërthamore, ka luajtur vetëm për të blerë kohë me nisma diplomatike.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un inspekton një njësi të mbrojtjes ajrore në zonën perëndimore

Nga viti 2020, nga Pheniani vinin vetëm njoftime zyrtare për shtyp të përpunuara nga propaganda. Pothuajse të gjithë diplomatët e huaj u larguan, të rraskapitur nga kufizimet e lëvizjes të rënduara nga frika e Covid-it (i cili zyrtarisht dhe për mrekulli nuk ka mbërritur në Korenë e Veriut).

Pamjet më të fundit satelitore, tregojnë lëvizje të dukshme në kryeqytet. Për 10-vjetorin e Kim-it nuk janë paralajmëruar festime dhe festa publike. Por për “fundin e dhjetorit”, është caktuar Plenumi i Partisë së Punëtorëve. A do të dalë ndonjë njoftim surprizë?

Joe Biden i është rikthyer "durimit strategjik" të vjetër, në fakt Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të injorojnë Kim dhe testet e tij sporadike të raketave (nëntë në 2021-in).

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un (majtas) dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, kalojnë vijën e demarkacionit ushtarak në fshatin kufitar Panmunjom në Zonën e Çmilitarizuar

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ëndërron në vend që të nënshkruajë një "Deklaratë të Paqes" simbolike me Kim për t'i dhënë fund Luftës Koreane të viteve 1950-1953, ende e ngrirë në armëpushimin e Panmunjom.

Moon është duke nxituar në fakt, pasi ai do të largohet nga Shtëpia Blu e Seulit në mars dhe pasardhësi i tij mund të jetë shumë më pak i gatshëm të debatojë me koreano-veriorët.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës heshtin, dyshojnë se një traktat paqeje mes dy Koreve do t'i jepte Kim-it mundësinë për të kërkuar tërheqjen e forcave amerikane që mbrojnë Jugun. Po, sepse Marshalli i Madhërishëm ka ende shumë opsione për të befasuar analistët.

Portrete ndër vite të liderit komunist koreano-verior

Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë