Futboll

Kielini për Kristiano Ronaldon: Do ishte mirë të largohej më parë nga Juventusi

Kapiteni i Juventusit, Xhorxhio Kielini, ka folur për nisjen e dobët të sezonit nga ekipi i tij dhe një prej shkaqeve, sipas mbrojtësit veteran, është largimi i Kristiano Ronaldos. Ai thekson se duhej të kishte ikur më parë dhe këtu nuk ka parasysh kualitetin e jashtëzakonshëm të portugesit, por kohën kur duhej bërë lëvizja.

"Ronaldo duhej të ishte larguar më parë. E kishim kuptuar se do të ikte, kishim arritur në një pikë, ku Kristiano kishte nevojë për stimuj të rinj dhe një skuadër që të luante për të. E prisja që të largohej në verë. Kur gjen ato kushte, është gjithmonë vendimtar, ishte edhe te Juventusi, por te ne ka një program për rinovimin e skuadrës. Ai donte një skuadër që mendon më shumë për të tashmen se për të ardhmen”, - ka thënë Kielini.

Xhiorxhio Kielini, kapiteni i Juventusit. Gazeta Si, 21 tetor 2021

Ronaldo iku nga Juventusi më 28 gusht, pasi luajti në kampionat ndaj Udinezes. "Nëse do të qëndronte, do të ishte një vlerë e shtuar, kurse largimi kaq i vonuar ishte shokues. Do të ishte shumë më mirë për ne, nëse do të largohej më parë, do të kishim mundësi të përgatiteshim më mirë për këtë sezon. E kemi paguar këtë gjë", - ka shtuar Kielini.

Pas një muaji të vështirë, Juventusi duket se ka gjetur veten dhe po merr rezultate pozitive radhazi, si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë