Politike

KiE: Qeveria të heqë dorë nga antishpifja

Raporteri i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, Stefan Schennach i kërkoi qartësisht qeverisë shqiptare që të mos vijojë me planet për të miratuar të ashtuquajturën "Paketa Antishpifje".

“Ligji i propozuar nga Kryeministri i Shqipërisë si një “paketë antishpifje” synon të krijojë një organ administrativ me fuqi për të urdhëruar mediat të heqin lajmet mbi çështje të tilla si “cenimi i dinjitetit të individit”, nën kërcënimin e gjobave të rënda. Është e dukshme se një ligj i tillë do të ketë efekt frikësues mbi lirinë e medias për shkak të termave shumë të gjerë,” tha raporteri austriak i KiE.

Reagimi i Schennach pasoi atë të ambasadorit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca, por Schennach është më i drejtpërdrejtë.

Schennach thotë se rekomandimet e Venecias kërkojnë një rishikim të thellë të nismës, ndërsa dyshon se mazhoranca mund të bëjë disa ndryshime estetike duke mos prekur thelbin e ligjit.

“Për rrjethojë, unë nxis parlamentin e Shqipërisë të heqë dorë nga propozimi aktual dhe të rinisë të gjithë procesin", propozon ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë