Njerez

Kidman: Martesa me Cruise më shpëtoi prej ngacmimeve seksuale

Nicole Kidman rrallë ka thënë diçka rreth marrëdhënies së saj me Tom Cruise, deri tani. Në një opinion të shkurtër për “The Cut”, aktorja ka folur rreth martesës me aktorin e njohur, kur ishte vetëm 22-vjeç. Çifti u martua më 1990-ën dhe u shkurorëzuan më 2011-shin dhe, sëbashku kanë dy fëmijë të adoptuar. “U martova shumë re, por nuk ishte pushtet për mua, ishte mbrojtje”, ka thënë Kidman rreth martesës. “U martova për dashuri, por të qenit e martuar me një burrë tejet të pushtetshëm më shpëtoi nga ngacmimet seksuale. Mund të punoja, por gjithashtu isha shumë e mbrojtur. Kështu kur shkova 32-33 vjeç ndjeva se duhet të rritesha.”

Kidman rrëfen më tej, se ndërsa ishte e mbrojtur nga ngacmimet seksuale për shkak se ishte e martuar me një nga aktorët më të mëdhenj të industrisë së filmit, ajo ka provuar sjellje grabitqare,  më vonë gjatë jetës. “Sigurisht që kam pasur edhe unë momentet e mia #MeToo – qëkur isha e vogël. Por a dua t’i ekspozoj në një artikull? Jo. A kanë qenë të pranishme në punën time? Absolutisht po. Jam e hapur dhe e drejtpërdrejtë”, thotë 51 –vjeçarja.“Dua që pusi i përvojave dhe emocioneve të mia të rrjedhë dhe të përdoret. Nuk e kam fjalën vetëm rreth ngacmimeve seksuale. Po flas rreth humbjes, vdekjes, të të gjithë shtigjeve të jetës. Por duhet bërë nga njerëzit e duhur, për të mos abuzuar akoma.”

Kidman i bashkohet listës në rritje të aktoreve, që në konspektin e lëvizjes  #MeToo , ka ndarë përvojat unike të rrugëtimit në Hollivud. Disa nga   ndikimet më të mëdha të lëvizjes kanë ardhur nga rrëfimi i përvojave personale të dhunës seksuale, të kuptimit të ri të gjuhës përdorur zakonisht për të folur rreth efekteve të seksizmit, solidariteti i rigjallëruar në përvojat e ndara dhe rrëfime për situata si e Kidman-it, që pasqyron sesi marshet e pushtetit mund të prekin gratë si në kuptime të drejtpërdrejta, ashtu edhe më të tërthorta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë