Njerez

Khaby Lame, i riu që, pa folur, mposhti të gjithë në rrjetet sociale

Në mars 2020, gjatë ditëve të para të pandemisë, Khabane Lame, një punëtor i fabrikës në qytetin industrial verior italian të Chivasso, humbi punën.

Ai u kthye në apartamentin modest të familjes së tij dhe përkundër nxitjes së babait të tij senegalez për të aplikuar për punë të tjera, ai filloi të kalonte orë të tëra çdo ditë duke postuar video në TikTok me emrin Khaby Lame.

Lame, 21 vjeç, përfitoi nga vrulli i videove virale dhe “puna” e tij ishte shumë e thjeshtë. Ai gjen video të njerëzve që e komplikonin shumë jetën e tyre ne veprime që në dukje janë të thjeshta.

Për shembull, prerja e një bananeje me thikë në një mënyrë të komplikuar, të çuditshme. Lame bën të njëjtën gjë por më thjeshtë siç është prerja e një bananeje me thikë. Ajo që e bën të veçantë Lame është reagimi i tij epik pasi kryen veprimin.

Një lëvizje duarsh, duke shtrirë krahët sikur po thotë “voila” dhe një shprehi fytyre që duket sikur po thotë “kështu bëhet”.

Khaby Lame

Postimet e tij të hershme ishin kryesisht në italisht, ndonjëherë Lame fliste në gjuhën e tij amtare, me theks verior. Por ishin klipet e reagimit pa fjalë, ekspresive, argëtimi në pirunët e shndërruar në lugë ose mbrojtja e shenjtërisë së picës italiane e kanë kthyer Lame në yllin ndërkombëtar. Ai ka në TikTok 111 milion ndjekës (Charli D’Amelio është personi më i ndjekur në TikTok me 116 milion).

"Është fytyra ime dhe shprehitë e mia që i bëjnë njerëzit të qeshin. Reagimet e mia të heshtura janë një "gjuhë globale", tha Lame në një intervistë.

Rritja meteorike e Lame si krijues dixhital është veçanërisht e rëndësishme sepse ai nuk u bë pjesë e ndonjë grupi të rinjsh për të krijuar video, nuk kishte dikë që menaxhonte rrjetet e tij social.

Ai nuk u mbështet në rritjen artificiale si blerja e ndjekësve ose shikimeve. Ngritja e tij ka qenë tërësisht organike.

"Përmbajtja e tij pothuajse tallet me tendencat e tepërta që ndodhin në mediat sociale, pavarësisht nëse janë “hile” të jetës apo gjëra të tjera si kjo," tha Samir Chaudry, gazetar.

"Ai pothuajse përfaqëson të gjithë njerëzit që shohin video të njerëzve që mundohen të thjeshtësojnë jetën duke e bërë më të vështirë”.

Tani, Lame e ka TikTok-un punë me kohë të plotë.

Adhuruesit e Lame kanë hapur faqe për të. YouTuberët e njohur, përfshirë King Bach, e kanë kontaktuar atë për bashkëpunime dhe ai po fiton para përmes Fondit Krijues të TikTok dhe duke punuar me marka, duke përfshirë prodhuesin e makaronave italiane Barilla.

"Duke qenë një yll ndërkombëtar, unë jam shumë më i kërkuar”, tha Lame.

Por ndërsa Lame njihet ndërkombëtarisht si TikToker italian, ai nuk njihet teknikisht si italian në Itali. Mungesa e nënshtetësisë së tij, pavarësisht se jeton në Itali që në moshën 1 -vjeçare, ndiqte shkollën italiane dhe merrej me ekipin e futbollit të Juventusit, "është padyshim e parëndësishme," tha ai.

"Sinqerisht, nuk kam nevojë për një copë letër për ta përkufizuar veten si italian," tha ai, duke shtuar se mungesa e tij e një pasaporte italiane nuk i ka dhënë kurrë ndonjë problem.

Një efekt anësor i papritur i ngjitjes në TikTok të Lame është se ka nxjerrë në pah pjesën e pambrojtur të mungesës së shtetësisë italiane. Pasaporta e tij senegaleze e ka bërë më të vështirë marrjen e vizës për të vizituar Shtetet e Bashkuara. Ai ende po merret me burokracinë italiane dhe dokumentet për të marrë nënshtetësinë e tij.

Shtetësia italiane bazohet në gjak dhe mund të fitohet vetëm nga fëmijët e emigrantëve që mbushin moshën 18 vjeç pasi kanë jetuar në vend që nga lindja. Për ata që nuk kanë lindur në Itali, mund të zgjasë shumë më tepër.

“Unë nuk jam kryetar bashkie, nuk jam askush. Unë nuk mund t'i ndryshoj ligjet, "tha Lame, ndërsa ishte ulur në zyrën e menaxherit të tij (po, ai tashmë ka një menaxher) në Milano pranë një figure të Ironman.

Kur kujtoi se shumica e ligjvënësve nuk kanë më shumë se 60 milionë ndjekës, ai buzëqeshi dhe tha: “Ndoshta mund ta ndryshoj me popullaritetin. Me ndikimin tim. ”

Të famshëm dhe njerëz të tjerë me ndikim me siguri po e vënë re rritjen e tij. Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv i Facebook, komentoi një emoji në një nga postimet e Lame në Instagram. Më 19 maj, Lame u shfaq me Alessandro Del Piero, futbollistin legjendar të ekipit të tij të dashur të Juventusit. Ai ishte pjesë e Festivalit të filmit në Venezia dhe fundjavën e kaluar ishte i ftuar në garën e Formula Uno, pranë garuesve të Ferrarit.

Ai ka një numër të madh ndjekësish në Brazil dhe Shtetet e Bashkuara. Ai është gjithashtu i njohur në Senegal, nga vjen familja e tij dhe ku flitet shpesh në televizion.

"Unë jam më i ndjekur jashtë vendit sesa në Itali."

Megjithatë, tha ai, fansat e ndalojnë atë në rrugë dhe restorante për të kërkuar selfie.

Kjo ishte deri para pak kohësh. Në fund të prillit, Lame tejkaloi Gianluca Vacchi si personaliteti më i ndjekur i Italisë në TikTok. Vacchi, 53 vjeç, i njohur për rutinat e tij të vallëzimit dhe stilin e jetës. Menaxheri aktual i Lame, Riggio Alessandro, dikur menaxhonte Vacchi.

Ndërsa Vacchi përfaqëson një mënyrë luksoze të jetës shpesh të lidhur me ekstravagancën italiane, Lame shpesh poston nga dhoma e gjumit që ndan me vëllain e tij më të madh. Është zbukuruar me një flamur të Senegalit dhe një shall futbolli të Juventusit. Ai përdori një telefon të vjetëruar për shumë video dhe ndriçimi nuk është i shkëlqyeshëm.

Por kjo është ajo që u pëlqen njerëzve.

"Unë mendoj se problemi që njerëzit kanë filluar të shohin me ndikues të mëdhenj është se ata vendosin standarde të caktuara se si të duken, çfarë është e bukur dhe çfarë jo," tha Adam Meskouri, një student 17-vjeçar.

"Pastaj, Khaby vjen dhe ai është thjesht një tip normal. Është shumë më e thjeshtë për njerëzit të lidhen me të sesa me influencerët e mëdhenj”.

Përveç videove të tij qesharake, përmbajtja e zotit Lame përbëhet kryesisht nga mesazhe të forta. Në një video që ka postuar një grua që thotë “nëse do të rrinit 24 orë me mua, çfarë do të bënit?”, Lame shfaqet duke pastruar shtëpinë, si një përgjigje për të.

Një pjesë e suksesit të Lame lidhet me atë se sa e mirë është përmbajtja e tij për t'u futur në makinën e grumbullimit të internetit. YouTubers krijojnë video përmbledhëse të videove të tij në TikTok për të marrë miliona shikime.

Përmbajtja Lame është gjithashtu "karrem i faqeve të memeve", që do të thotë se shumë faqe meme shkarkojnë videot e tij TikTok dhe i postojnë ato në Instagram ose ata përdorin fytyrën e tij për imazhe reagimi. Videot e tij gjithashtu postohen shpesh në Twitter, ku u përhapën më tej.

Lame tha se beson se shprehjet e tij komike të fytyrës dhe thjeshtësia e përmbajtjes së tij e kanë ndihmuar atë të rritet me ritmin që ka. Ai gjithashtu poston shpesh, pothuajse çdo ditë në TikTok dhe çdo ditë në Instagram Stories.

"Sekreti është qëndrueshmëria mbi të gjitha," tha ai.

Megjithëse Lame mund të bëhet së shpejti ylli më i ndjekur i TikTok në botë, ai këmbënguli se nuk e trajton TikTok si një konkurs. Ai tha se nuk sheh shumë video nga Charli D’Amelio (megjithëse motra e zonjës D’Amelio, Dixie D’Amelio, gjithashtu një person mjaft i ndjekur, e ndjek atë dhe ai e ndjek atë ).

"Unë jam i lumtur që jam i pari në Itali por nuk e fillova TikTok për këtë", tha ai.

Ai donte t’i bënte njerëzit të qeshin, si idhujt e tij Will Smith, Eddie Murphy dhe aktori Pugliese Checco Zalone, i njohur për komeditë e tij italiane.

Ai po fiton para, por nuk ka bërë aq sa duhet për të realizuar ëndrrën e tij për t'i blerë mamasë së tij një shtëpi.

"Ndoshta," tha ai, "në të ardhmen".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë