Propozim i SI

Këtu Jezusi ushqeu 5000 vetë me 2 peshq dhe eci mbi ujë. Zbulohet pas 32 vite gërmimesh fshati biblik i mrekullive

Fshati biblik i Bethsaidas ku Jezusi bëri disa nga mrekullitë e tij është identifikuar nga arkeologët pas 32 vite gërmimesh. Fshati ekziston dhe sot shtrihet në gërmadha vetëm një milje nga Deti i Galilesë, besojnë arkeologët.
Në Bibël, Bethsaida ishte shtëpia e dishepujve Pjetër, Andrea dhe Filip dhe pikërisht aty Jezusi kreu disa nga mrekullitë: Ushqeu 5000 vetë me dy peshq; eci mbi ujë; i ktheu shikimin një të verbëri. Arkeologët kanë punuar për 32 vjet për të gjetur fshatin e humbur, i cili sipas gojëdhënës u shkatërrua sepse banorët nuk arritën të pendoheshin.
Tani profesori Rami Arav i Universitetit të Nebraskës thotë se nuk ka dyshim se Et-Tell, në lartësitë Golan pranë grykëderdhjes së Lumit Jordan, është vendndodhja e fshatit biblik.
Profesori tha se gjetjet kanë bindur jo vetëm atë por edhe ekspertë të tjerë.
Për të argumentuar gjetjet e tij, Arav i referohet historianit romak, Titus Flavius ​​Josephus, i cili përshkruan vendndodhjen e Bethsaidas pikërisht pranë grykëderdhjes së Lumit Jordan.
Profesori thekson gjithashtu përshkrimin se si Bethsaida u quajt Julias, si gruaja e perandorit romak Augustus.
Emri Bethsaida përkthehet si "shtëpi e peshkimit dhe gjuetisë" dhe Arav beson se kjo është një e dhënë tjetër.

Arkeologët kanë punuar për 32 vjet për të provuar se fshati i humbur qëndronte në vendin e gërmimit të El-Tell

Profesori Rami Arav mendon se qyteti i humbur i Bethsaidas është sot vendi i gërmimeve të Et-Tell

Bethsaida u emërua Julias në nder të gruas së Perandorit Augustus.

Sipas historianëve vendi është pranë grykëderdhjes së Lumit Jordan

Profesori dhe arkeologu Rami Arav

Qyteti biblik (pamje ajrore)

Qyteti ku arkeologët kanë bërë gërmimet

Burimi: DailyMail. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë