Ushqim

Këto ushqime kanë pak kalori dhe ju ndihmojnë të humbisni peshë

Ushqimet që kanë shumë pak kalori ose nuk kanë fare, janë aleatët më të mirë për dietën, janë superushqime të shëndetshme, me rol tejet pozitiv për organizmin. Veçanërisht gjatë stinës së verës ku teksa temperaturat rriten, shtohet edhe oreksi ynë, kontrolli ndaj peshës bëhet më i vështirë.

Por nëse tregojmë kujdes veçanërisht në përzgjedhjen e disa ushqimeve, do të shohim se jo vetëm do kthejmë ushqimin në aleatin kryesor të linjave trupore, por edhe të mirëfunksionimit të organizmit tonë.

Luleshtrydhe- Luleshtrydhet shërbejnë për disa përfitime shëndetësore, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Ato kanë shumë pak kalori dhe janë një nga ushqimet më të mira për humbje peshe.

Molla- 47 kalori për 100 gramë- Kini parasysh thënien e famshme, “një mollë në ditë mban larg mjekun”, në fakt kjo thënie është mëse e vërtetë. Ky frut, është shumë i pasur me vitamina C dhe A, po kështu ndihmon më shumë për të mbrojtur shëndetin e zemrës.

Kajsi- Të ëmbla, të lëngshme dhe perfektë për të gjithë ata që duhet të kujdesen për kaloritë e tepërta.

Kungulli-Kungulli është një nga perimet e verës më të shëndetshëm dhe më me pak kalori që mund të gjeni.

Boronicë, 15 kalori për 100 gramë-Ky frut është një burim i fuqishëm i vitaminës C, fibrave, magnezit po kështu shumë të pasur me antioksidantë. Mbrojnë dhe forcojnë muret e enëve të gjakut, si dhe kanë veti antiseptike dhe anti-inflamatore.

Rrushi, 67 kalori për 100 gramë-Rrushi i freskët është një burim i mirë i kalciumit dhe acideve organike. Tretet shumë lehtë, gjithashtu kryen edhe funksionin si laksativ dhe diuretik (veçanërisht ai i bardhë) dhe për këtë arsye është shumë i dobishëm në luftën kundër kapsllëkut, hemorroideve, gurëve në fshikëzën e urinës dhe kanaleve biliare.

Koperi, 12 kalori për 100 gramë-I mbushur me fibra, mendohet të jetë shumë i dobishme në ribalancimin e çdo çekuilibri hormonal të femrave. I pasur me ujë është hidratues dhe në saje të pranisë së acidit folik, kalciumit dhe vitaminës C, favorizon mirëqenien e zemrës dhe arterieve.

Domatja- Domatet mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, sipas një studimi të publikuar në “Journal of Lifestyle of America”. Gjithashtu janë një nga perimet më të njohura të cilat ndihmojnë në humbjen e peshës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë