Moti

Këtë javë temperatura të ulëta, por mot i kthjellët

Fillimi i javës në vendi tonë do të dominohet nga moti i paqëndrueshëm me reshje shiu në zonën perëndimore ndërsa zona e jugut do të ketë vranësira dhe kthjellime si pasoj e masave ajrore të ngrohta mesdhetare të paqëndrueshme. Temperaturat do të jenë të larta duke regjistruar vlera nga 11 gradë në zonat malore deri në 17 gradë në zonat bregdetare.

Duke nisur nga dita e martë deri ditën e shtunë i gjithë vendi do të përfshihet nga masa ajri të ftoha arktike të cilat do të kushtëzojnë mot të kthjellet por të ftohtë. Ditët me temperatura shumë të ulëta do të jenë, e mërkura dhe e enjtja ku termometri do të zbresë deri në -11 gradë në zonat malore në mëngjes. Ndërsa mesdita nuk do t’i kaloje 10 gradë në bregdet. Gradualisht dita e premte dhe e shtunë do te ketë rritje graduale të temperaturave.

Për më shumë detaje nga moti, klikoni këtu


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë