Lajme

Këshilltar gjerman në Policinë e Shtetit

Policia e Shtetit shumë shpejt do të ketë në strukturat e saj një këshilltar nga Gjermania.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Brendshëm Xhafaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp me drejtorin e Policisë së Gjermanisë, Diter Romann.

Sipas tij, dy vendet do të vijojnë të bashkëpunojnë në fushat me interes të gjerë, që nga krijimi i sigurisë, por edhe ndihmën në logjistikë dhe burime njerëzore.

Ndër të tjera,  Xhafaj theksoi se Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë dhe policinë e saj me pajisje të reja logjistike, të cilat do të krijojnë një eficiencë më të madhe sidomos në pikat kufitare.

Gjithashtu, ministri theksoi faktin se Gjermania është një aleat i rëndësishëm dhe partner kryesor në fushën e sigurisë. Ai njoftoi se bashkëpunimet mes vendeve do të shtrihen në disa sektorë, të cilët përfshijë nga lufta kundër terrorizmit, evazionit dhe uljen e azil kërkuesve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë