Biznes

Këshilli Kombëtar i Territorit miraton ndërtimin e 10 HEC-eve të reja dhe 5 hoteleve

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar ndërtimin e 5 hoteleve të reja në zonën bregdetare të Shqipërisë, më shumë se 10 hidrocentrale energjitike, 3 subjekte biznesi dhe 2 godina banimi.

Hidrocentralet priten të ndërtohen në zonën e Grabovës, Gramsh, në  Skrapar, Elbasan dhe në Dibër. Vetëm 6 nga lejet e dhëna të HEC-eve janë për Gostimën në Elbasan dhe 3 për bashkinë e Skraparit.

Hotelet e reja dhe struktura të ngjashme turistike do të ndërtohen në Dhërmi, Palasë, Durrës, Kavajë, Sarandë.

Në Tiranë, janë miratuar dy godina të reja për ndërtim në Bulevardin Zogu i Parë dhe zona e ish-Ekspozitës.

KKT-ja ka konfirmuar dhe shtyrjen për lejen e ndërtimit të terminalit lindor të autobusëve në Tiranë.

Gjithashtu, është miratuar ndërtimi i disa pikave të kompanisë së telekomunikacionit,  Vodafone, në qytete të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë