Politike

Këshilli i Sigurisë, Rama nxjerr foton me Bashën nga mbledhja online

Që prej orës 12:00 ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë, që për herë të parë për shkak të situatës së koronavirusit zhvillohet online dhe jo në selinë e Presidencës.  Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me situatën me koronavirusin në Shqipëri. Mbledhja e thirrur nga Presidenti Ilir Meta, që kryeson Këshillin, po zhvillohet online.

Kryeministri Edi Rama gjate mbledhjes online. Gazeta "Si" 25 mars 2020

Presidenti Meta nga zyra e tij, kreu i qeverisë Rama në kryeministri, lideri demokrat Basha në zyrën e tij, ministrat e Shëndetësisë, Mbrojtjes, Rendit, Drejtësisë, Financave dhe Ekonomisë si dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Në fotot e publikuara nga Rama rezulton në sfond dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Vlerësimi i situatës parashikimet për pikun dhe strategjitë e përballjes me të deri në fund. Sikurse edhe vlerësimi i situatës së spitaleve rajonale, pajisja trajnimi dhe mbrojtja e personelit mjekësor.

Kryeministri Edi Rama, duke mbajtur shenime gjate mbledhjes se Keshillit te Sigurise

Mësohet se Meta është shprehur për nevojën e përforcimit të spitaleve rajonale, ndërsa po diskutohet gjithashtu edhe për detyrat për çdo institucion. Një tjetër pikë diskutimi në Këshill është edhe riatdhesimi shtetasve shqiptarë të mbetur në shtete të ndryshme pas mbylljeve të kufijve tokësor dhe fluturimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë