Nga Gazeta ‘Si’-Presidentja Vjosa Osmani do të përfaqësojë sot Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila mbahet në orën 16:00.
Në seancën e KS të OKB-së, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Ajo po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.
Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Osmani, i ka ftuar qytetarët që të përgatiten për përballjen Osmani-Vuçiç në Këshillin e Sigurimit në OKB. Ai shkruan se presidentja Osmani përfaqëson demokracinë dhe lirinë ndërsa Vuçiç “mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”. “
Tomorrow at 16:00 CET at the UNSC 🇺🇳, brace yourselves for a showdown between two contrasting forces and ideologies: Kosovo's President 🇽🇰, championing democracy and freedom, versus serbia's President embodying autocracy and a genocidal regime. pic.twitter.com/OrXGaIFjx2
— Prindon Sadriu 🇽🇰 (@PrindonSadriu) April 21, 2024
Në orën 16:00 në KS të OKB-së, përgatituni për një përballje mes dy forcave dhe ideologjive të kundërta: Presidentes të Kosovës, që përfaqëson demokracinë dhe lirinë, kundrejt Presidentit të Serbisë që mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”, ka shkruar Sadriu në “X”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.