Bota

Vuçiç: Shanset tona nuk janë të mëdha. Këshilli i Sigurimit do diskutojë për Srebrenicën

Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti Aleksandar Vuçiç njoftoi sot se në Misionin e Serbisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork është formuar një staf për t'u marrë me çështjet që kanë të bëjnë me përpjekjen për të miratuar një rezolutë për Srebrenicën.

Ai tha se shanset e Serbisë nuk janë të mëdha, por do të luftojë.

“Shanset tona nuk janë të mëdha, por do të luftojmë për Serbinë dhe, më besoni, njerëzit do t'i shohin rezultatet”, ka thënë Vuçiç në profilin e tij në Instagram “buducnostsrbijeav”, së bashku me një foto nga takimi i stafit në Nju Jork.

Ai njoftoi se së shpejti do të fillojë një video-konferencë me zyrtarët në Beograd.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë