Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve nisin sot shqyrtimin e nismës kushtetuese të propozuar nga opozita për vettingun në politikë.
“Mbledhje e përbashkët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut si dhe e Këshillit për Legjislacionin, për të filluar me procedurën për shqyrtimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e propozuar nga 35 deputetë të grupeve parlamentare PD, LSI dhe PR”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Kuvendit.
Opozita e bashkuar beson se duhet zbatimi i vettingut për shkëputjen e politikanëve nga krimi. Kjo nismë sipas demokratëve synon të dekriminalizojë plotësisht qeverisjen dhe politikën, të luftojë me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin, si dhe të pastrojë politikanët e korruptuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.