Keshilla

Këshilla për blerësit, si të mbroheni nga mashtruesit në internet

Që nga fillimi i pandemisë, shumë bizneseve iu është dashur të hyjnë në rrjet, për të vazhduar aktivitetet e tyre. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të përdorin shërbimet në rrjet disa herë në periudha të shkurtra dhe gjithnjë e më shumë blerjet po kryhen në këtë formë, gjë ka rritur mundësinë e sulmeve nga kriminelet kibernetike.

Policia e Shtetit kërkon prej qytetarëve që të bëjnë kujdes, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta, por të domosdoshme për sigurinë e tyre në rrjet nga mashtruesit.

- Sigurohuni që të gjithë punonjësit tuaj të jenë të vetëdijshëm për çështjet e mashtrimit që prekin dyqanet në rrjet;

- Qëndroni të përditësuar mbi llojet e mashtrimeve të pagesave në rrjet që prekin këto lloj biznesesh dhe sigurohuni që të keni mjetet në dispozicion për t’i parandaluar ato. Institucionet e sigurisë, por dhe bankat me të cilat bashkëpunoni do të kenë detaje mbi llojet e mashtrimit të pagesave në rrjet. Kontaktojini!

- Njihini klientët tuaj, në mënyrë që të jeni në gjendje të verifikoni pagesat e tyre.

Këshilla për blerësit në internet:

- Asnjëherë mos dërgoni me e-mail numrin e kartës suaj, PIN-in ose ndonjë informacion tjetër të kartës;

- Asnjëherë mos i dërgoni para dikujt që nuk e njihni;

- Ruani gjithmonë të gjitha dokumentet që lidhen me blerjet tuaja në rrjet;

- Nëse nuk po blini asgjë, mos i paraqitni të dhënat e kartës suaj;


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë