Lajme

KESH: Nuk kemi importuar energji në gjysmën e parë të vitit

Natyra bujare që i ka dhuruar Shqipërisë shi me gjyma këtë vit, ka ndihmuar KESH të mos importojë energji elektrike.

Shpenzimet për blerje energjie nga importi kanë ardhur duke u reduktuar dhe në 6-Mujorin e parë të vitit 2018 nuk ka  import energjie- thotë Korporata. Të ardhurat nga shitja e energjisë në tregun e parregulluar (eksport) kanë ardhur duke u rritur dhe në 6-Mujorin e parë të vitit 2018 rezultojne 57.1 milion euro. Thënë ndryshe, 48.8 Milion Euro më shumë se viti 2017 dhe 34.5 Milion Euro më shumë se mesatarja e 5 viteve të fundit.

Sipas Koorporatës, gjatë 6-Mujorit të pare është maksimizuar sasia e energjisë së shitur në raport me shkarkimet e ujit pa prodhim energjie, duke mundësuar në të njëjtën kohë edhe kontroll më të mirë dhe minimizim të vërshimeve të ujit zonën e nën Shkodrës.

 Përsa i përket të ardhurat e krijuara nga shoqëria në gjashtë mujorin e parë të vitit arrijnë në 10,9 miliard lekë  të cilata kanë ardhur nga shitja e energjisë tek OSHEE, shitja e energjisë në tregun e parregulluar, shitjet e shërbimeve energjetike dhe shitblerjet e energjisë për optimizim ekonomik.

Fitimi neto operacional për periudhën Janar-Qershor 2018 rezulton të jetë 6 mld lek.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë