Bota

“Kërpudhat e Zeza”: 4300 të vdekur në Indi pasi kaluan Covid-19

Më shumë se 4300 njerëz kanë vdekur nga sëmundja mukormikozë ose e quajtur ndryshe "kërpudhat e zeza" vdekjeprurëse në Indi. Një epidemi në rritje që prek kryesisht pacientët me Covid-19.

“Deri më tani India ka 45,374 raste të këtij infeksioni të rrallë dhe të rrezikshëm, të quajtur mukormikozë, “ka thënë Ministri i Shëndetësisë Mansukh Mandaviya.

Sëmundja prek hundët, sytë e trurin dhe zakonisht i prek pacientët 12-18 ditë pas shërimit nga Covid-19. Gati gjysma e të infektuarve janë ende duke marrë trajtim. Mjekët thonë se kërpudhat kanë një lidhje me steroidet e përdorura për të trajtuar Covid-19 dhe diabetikët janë më të rrezikuar.

Steroidet zvogëlojnë inflamacionin në mushkëri për Covid-19 dhe duket se ndihmojnë në ndalimin e disa dëmtimeve që mund të ndodhin kur sistemi imunitar i trupit kalon në mbingarkesë për të luftuar koronavirusin. Por ato gjithashtu zvogëlojnë imunitetin dhe shtojnë nivelet e sheqerit në gjak si te diabetikët ashtu edhe te pacientët jo-diabetikë me Covid-19. Është menduar se kjo rënie e imunitetit mund të shkaktojë raste të mukormikozës në diabetikë ose individë me probleme shëndetësore, kancer ose HIV / Aids.

Një injeksion anti-kërpudhave është ilaçi i vetëm efektiv kundër sëmundjes, thonë mjekët.

Raghuraj Hegde, një kirurg i syve me qendër në Bangalore, Indi i cili ka trajtuar një numër pacientësh me mukormikozë, i tha se kishte pasur "nënvlerësim masiv të të rasteve dhe vdekjeve nga kjo sëmundje”.

“Rastet po llogariteshin gjithashtu sepse diagnostikimi ishte i vështirë në spitalet e zonave rurale dhe vetëm një pjesë e rasteve arritën në spitale në qytete të mëdha,” shtoi ai.

Mjekët thanë se shumë pacientë kishin vdekur nga sëmundja edhe para se të mbërrinin në një spital dhe një numër i pacientëve të trajtuar dhe të shëruar duket se vuanin nga një rikthim i sëmundjes./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë