Drejtësia

Kërkuan heqjen e ‘arrestit shtëpiak’, rrëzohet sërish kërkesa e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së sigurisë të "arrestit shtëpiak", pasi janë nën hetim nga SPAK për aferën e privatizimit të klubit sportiv "Partizani".

Pas seancës së mbajtur mesditën e kësaj të hëne për heqjen e masës së sigurisë "arrest shtëpie", kërkesa nuk u pranua nga gjykata.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, deklaroi se ish-kryeministri dhe Jamarbër Malltezi nuk mund të mbahen në arrest shtëpie për sa kohë nuk ka fakte dhe prova të reja nga hetuesit, e për këtë arsye duhet të ketë zbutje të masës së sigurisë.

Gjatë gjithë këtyre muajve hetim, nuk ka asnjë provë të re. Megjithë këtë merr një vendim për zgjatjen e afatit të hetimit. Ata s’kanë më pse e ndjekin hetimin nga arresti, sepse s’ka asnjë kriter që duhet të jetë në arrest.

"Qëllimi i kësaj sage arrestesh dhe rrëzim kërkesash është djegia e mandateve. Ne po vazhdojmë luftën, pasi që një person në arrest shtëpie të jetë më i kufizuar se një që është në arrest me burg, kjo është e papranueshme", - tha Gjokutaj për mediat.

Ish-kryeministri Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë me masë sigurie arrest në shtëpi për akuzat korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë