Drejtësia

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, ish-ministrit Klodian Rjepaj i rrëzohet kërkesa

Gazeta Si - Apeli i Posaçëm ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, i cili kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg”, me një masë më të lehtë.

Rjepaj po ashtu kundërshtoi edhe zgjatjen e afateve hetimore nga GJKKO me 1 muaj e 15 ditë, por edhe kjo kërkesë është refuzuar.

Ai akuzohet se ka favorizuar biznesmenin Ilir Rrapaj në koncesionin e sterilizimit të dhënë gjatë kohës kur ai ishte zëvëndës i ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt, i cili është marrë zyrtarisht i pandehur për këtë çështje me masë sigurie "detyrim praqitje".

Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare, “SaniService. Në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës kreu një hetim mbi këtë koncesion, por pushoi hetimet.

Por pas 3 vitesh, me ngritjen e SPAK-ut, një kallëzim u bë nga përfaqësues të "Nismës Thurje", të cilët kanë denoncuar penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit.

Më herët, një auditim i KLSh-së ka konstatuar se pajisje me vlerë gati 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare, iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë