Rend dhe Ligj

Kërkoi lirimin me kusht, Zani Çaushi tërhiqet nga kërkesa

Ish-kreu i Bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, (Zani) është tërhequr nga kërkesa e tij për të përfituar dalje nga qelia, ndonëse kishte kërkuar lirimin me kusht.

Mësohet se gjykata ka pushuar çështjen e Çaushit.

Nga salla e gjyqit, Çaushi ka kërkuar që t’i njihet dinamika e gjykimit, ndërsa theksoi se ka bërë 31 vite burg. Ndërkohë papritur, ai ka thënë para togave të zeza se hiqte dorë nga kërkesa për lirim, pavarësisht se avokati i tij kishte sjellë provat për vitet e dënimit.

Ndonëse procesi, që po mbahej me dyer të mbyllura në gjykatën e Korçës, nisi me kërkesën e Çaushit për të fituar lirinë, pa dijeninë edhe të avokatit, ai është shprehur se tërhiqej. Duke qenë se Çaushi u tërhoq nga kërkesa në mes të gjykimit, prokuroria nuk arriti të shprehej për këtë çështje.

Myrteza Çaushi, njeriu i konsideruar si ‘i forti’ i Coles, u arrestua në shtator të 1997 dhe pas një beteje të ashpër që zhvilloi me gjykatën mundi të marrë pafajësinë dhe të lirohet në mars të 1999.

Pas një përplasje me armë ku la të vrarë dy persona dhe u plagos dhe vetë, Zani Çaushi u arrestua në nëntor të 1999 dhe prej asaj kohe qëndron në qelitë e burgut, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për krijim bandash të armatosura, vrasje, pengmarrje, plagosje etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë