Lajme

Kërkohej në Itali, arrestohet në Vlorë 32-vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar një 32-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për shtetasin Albano Cano, lindur dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas më datë 10.09.2018, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Autoritetet Gjyqësore Rimini/Itali kanë lëshuar Urdhrin e Arrestin Ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Materialet do t’i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë