Futboll

Kërko te lista e Barcelonës! Ironia e Guardiolës me përkthyesen për Gyndogan

Gazeta Si – Një episod simpatik ka ndodhur në konferencë shtypi mes trajnerit të Mançester Sitit, Pep Guardiola, dhe përkthyeses, që nuk e kishte idenë kush është Ilkai Gyndogan.

Ndodhin edhe të tilla situata. Guardiola po fliste për Gyndogan, mesfushorin gjerman që la Mançester Sitin për Barcelonën pak kohë më parë. Përkthyesja nuk po e kuptonte për çfarë ‘objekti’ po fliste trajneri, që po i thurte elozhe ish-lojtarit të tij. Katalanasi reagoi menjëherë me ironi, duke i treguar ku duhej ta kërkonte emrin e lojtarit: te lista e Barcelonës.

Pasi iu përgjigj një pyetjeje për largimin e Gyndogan, Guardiola e ‘ndihmoi’ përkthyesen të orientohej, duke bërë edhe pak humor e ironi: "Nuk është në listën tona, kërkon tek ajo e Barcelonës". Përkthyesja e kaloi gjithçka me sportivitet, duke qeshur.

"Nuk kam fjalë ta përshkruaj vlerësimin që kam për këtë lojtar. I uroj më të mirat në sfidën e re të jetës së tij. Barcelona ka blerë një lojtar të pabesueshëm, kjo është jeta", - tha trajneri i Sitit për Gyndogan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë