Lajme

Kërcënonte bashkëshorten, i gjendet edhe një armë zjarri në banesë

Policia e Dibrës njoftoi prangosjen e një 46-vjeçari me akuzën e dhunës në familje dhe kanosjes për jetën ndaj bashkëshortes së tij.

I arrestuari është shtetasi me inicialet E.P. Policia thotë se gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet një armë zjarri tip Kallashnikov dhe disa fishekë.

Uniformat blu njoftojnë se në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 46 vjeç, banues në Dibër, ndërsa materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale ‘Armëmbajtja pa leje’ dhe ‘Dhunë në familje’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë