Muzike

Këngëtarja Adele njofton për anulimin e turneut në Las Vegas për shkak të Covid

24 koncertet e Adele në Las Vegas janë shtyrë për një datë të mëvonshme.

Këngëtarja e përlotur e ka bërë të ditur këtë në një video në Instagram që ka arritur tek fansat e saj dhe dukshëm e mërzitur ka thënë: “Më vjen keq dhe jam e turpëruar, por festivali im nuk është gati. Ne u përpoqëm të gjenim një zgjidhje, por gjysma e stafit tim ka Covid dhe koncerti nuk është gati”, është shprehur ajo për serinë e koncerteve që do të nisnin këtë të premte.

Super ylli britanik ishte planifikuar të fillonte një qëndrim tremujor në hotelin “Caesars Palace”, në ato që do të ishin paraqitjet e saj të para live që nga viti 2017.

Duke thënë se ndjente keqardhje plot tetë herë në një mesazh 92 sekondash, veçanërisht për njerëzit që kishin udhëtuar në Las Vegas për festivalin, Adele tha se vonesat e penguan atë të përsoste shfaqjen sipas standardeve të saj dhe ajo premtoi se do të riplanifikonte mbajtjen e turneut.

“Unë do të përfundoj shfaqjen time dhe do ta çoj atje ku duhet të jetë”, tha ajo.

Seriali i spektakleve do të niste sot në Hotel Caesars Palace. Fundjavat me Adele do të vazhdonin deri të shtunën më 16 prill me nga dy shfaqje për çdo fundjavë, për të cilat këngëtarja njoftoi se të gjitha do të ricaktohen.

Sipas raportimeve nga shtypi amerikan në javët e fundit, këngëtarja Adele, do të fitonte saktësisht 598 mijë euro në koncertin që do të mbante me datën 21 janar – duke u bërë kështu një nga yjet femra më të paguara në historinë e rezidencave në Las Vegas.

Koncerti kishte shitur tashmë bileta për rreth 2 milionë dollarë, me paketa që kushtonin deri në 5000 dollarë.

Albumi i Adele “30”, kaloi në krye të listave në nëntor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë