Muzike

Këngët më të njohura të muzikës pop

Revolucionet teknologjike mund të ndryshojnë mënyrën se si shkruhen këngët pop. Në vitin 1949, RCA Records paraqiti një rekord të ri 45 rpm (revolucion për minutë) duke krijuar një tingull muzikor më të shpejt e të fortë, nga ato që ishin krijuar më përpara në regjistrat 78 rpm.
Më vonë edhe radio ndoqi të njëjtin shembull. Këngët që dëgjoheshin në radio u krijuan vetëm në rekorderin 45 rpm. Kjo qasje u bë e kudo ndodhur dhe këngët me tinguj të gjatë u reduktuan për t’u përshtatur me formatin e radios, të thjeshta dhe të shpejta.
Në shekullin e 21, një ndryshim po aq sizmik në mënyrën se si shkruhen këngët pop ka ardhur me shërbime të transmetimit, për shembull kompania e Soptify, një platformë suedeze që ofron një mënyrë të lehtë për të shkarkuar muzikë.

Përmes dekadave të muzikës pop, ne kemi mësuar se si një tingull i gjatë mund të krijojë një këngë të paharrueshme. Disa nga shembujt më poshtë përdorin tingujt e gjatë për të qëndruar besnikë të muzikës së vjetër. Disa të tjerë duan t’i tregojnë botës se tingujt e shkurtër, janë pikërisht ato që godasin. Ndërsa disa të tjerë u përpoqën të shkatërrojnë këto rregulla. Të gjithë ata krijuan momente ikonike në historinë e pop-it.
Zakonisht të apasionuarit e muzikës pop presin që koncerti të bëhet i çrregullt, por jo aq shumë sa ofron Arcitic Monkeys të Sheffield, të cilët zakonisht dilnin në skenë si një grup labradorësh tepër të ngazëllyer.

Pet Shop Boys
West End Girls (1985)
Neil Tennnant formoi grupin Pet Shop Boys, pas disa vitesh përcaktimi se si duhet të realizohet muzika pop. Kënga e parë e grupit, ishte e ndërtuar në baze të tingujve të zgjatur, por më pas u ndryshua duke krijuar një kulturë muzikore që do të pëlqehej nga të gjithë.

The Eagles
Hotel California (1976)

Ashtu si një episod në “Twilight Zone”, kënga më e njohur e grupit “The Eagles” ishte e frymëzuar nga këngët latine, pjesë e të cilës kitaristi Don Felder e kishte regjistruar vetë. Një mori tingujsh të shkurtër të cilët krijuan revolucion e muzikës pop. Që prej kësaj periudhe muzika pop mund të ndërthurej edhe me zhanre të tjera muzikore.

Led Zeppelin
Stairway to Heaven (1971)

Kjo është kënga më e mirë që grupi ka shkruar ndonjëherë, duke e bërë atë të paharrueshme. Ajo u bë një nga këngët më të kërkuara të radios në vitet 1970.
Kitiaristi i grupit Jimmy Page aso kohe u shpreh se donte të shkruante muzikë e cila do të mbahej mend gjatë. Ndërsa, vokali i këngëtarit Robert Plant ishte pikërisht ai që duhej për të çuar grupin në një tjetër nivel.

The WHO
Baba O'Riley (1971)

Në vitin 1969 albumi Tommy ishte një ndër krijimet muzikore më të arrira të Pete Townshend, i cili kishte krijuar një ndërthurje të muzikës pop me atë indiane. Ai kurrë nuk punoi mjaftueshëm për të çuar përpara idenë e tij dhe tingulli në vargjet e para të këngës, Baba O’Riley është një nga gjurmët e pakta të këtij projekti të çuditshëm.

U2
Where the Streets Have No Name (1987)

Kjo është një ndër këngët më tipike të muzikës pop me tinguj të shkurtër. Një minutë tingull në bas dhe bateri, janë fillimi i melodie të gjatë e cila me një minutë, krijoi ndryshimet më të mëdha në historinë e muzikës pop.

Në rrugën e këtyre melodive dhe tingujve ecën dhe grupe të tjera si, Isaac Hayes, me këngën Theme From Shaft, The Temptations me këngën Papa Was a Rollin’ Stone dhe Pink Floyd me këngën Shine On You Crazy Diamond. Që prej vitit 1950 kur pati pikënisjen e saj në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar ky zhaner muzikor pati një shumllojshmëri eksperimentesh, të cilat mbetën gjatë në memorien e njerzve në mbarë botën. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë