Muzike

Kënga e fundit e John Lennon ribashkon Paul McCartney dhe Ringo Starr

“Grow old with me” është bashkëpunimi më i fundit nga anëtarët e Beatles.

Paul McCartney dhe Ringo Starr janë ribashkuar për të regjistruar versionin cover të një kënge të shkruar nga John Lennon në vitin e fundit të jetës. Kënga shënon bashkëpunimin më të fundit nga anëtarët e Beatles që janë ende gjallë dhe përfshin në njëfarë mënyre edhe ribashkimin e talenteve muzikore të “the Fab Four”, pasi një pjesë nga një këngë e George Harrison gjithashtu përsëritet në cover.

Lennon e shkroi këngën “Grow Old With Me” gjatë seancave të regjistrimit për “Double Fantasy”, i cili ishte albumi I fundit që ai bëri para se të qëllohej për vdekje para apartamentit të tij në Manhattan në dhjetor të vitit 1980. Starr, i cili tani është 79 vjeç, tha se nuk e dinte që Lennon kishte regjistruar një version demo të këngës deri kur producenti Jack Douglas, i cili prodhoi albumin “Double Fantasy” e luajti për të. Ai e kishte shkruar albumin në bashkëpunim me të venë e Lennon, Yoko Ono.

“Jack më pyeti nëse i kisha dëgjuar kasetat “Bermuda”, demot e John-it nga ajo kohë” tha Starr. “Dhe unë kurrë se kisha dëgjuar këtë…unë thjesht e dashurova këtë këngë. E këndova në mënyrën më të mirë timen. Unë frymëzohem kur mendoj për John kaq thellë. Dhe unë kam bërë më të mirën time. Ne kemi bërë më të mirën tonë”.

“Një gjë tjetër e mirë është se unë me të vërtetë doja që Paul të luante dhe ai tha po. Paul erdhi tek unë dhe filloi të luante bass dhe të këndonte pak nga kënga me mua”.

Ai shtoi : “Pra, John-i është brenda këngës në njëfarë mënyre. Unë jam brenda saj dhe Paul është brenda saj. Nuk është një marifet publiciteti. Kjo është vetëm ajo çka unë doja. Dhe vargjet që Jack rregulloi për këtë këngë, nëse i dëgjon me vëmendje ata kanë një rresht nga kënga e Harrison “Here Comes the Sun”. Pra në njëfarë mënyre, jemi të katërt ne”

Anëtarët e Beatles

Harrison vdiq nga kanceri i mushkërisë në vitin 2001. McCartney dhe Starr kanë punuar bashkë në disa këngë që kur Beatles u ndanë në vitin 1970 duke përfshirë albumin e fundit të Starr “Give More Love”.

Kënga, e cila është regjistruar në studion e Starr, përfshin “What’s My Name”, albumin e tij të 20-të solo, i cili gjithashtu përfshin një numër kontribuesish dhe anëtarësh të rregullt të bandës së tij All-Starr. Ajo do publikohet në tetor.

Këtë javë, gazetës “The Guardian” iu dha akses në një rekord të rrallë të diskutimeve të bandës gjatë kohës që ata regjistronin “Abbey Road”.

“Është një zbulim”, tha historiani Mark Lewisoh mbi këtë gjetje. “Librat gjithmonë na kanë treguar se “Abbey Road” ishte albumi i tyre i fundit dhe ata donin të shkonin drejt një rritjeje artistike. Por jo, ata po diskutonin albumin e radhës. Dhe ju mendoni se John është ai që donte ti ndante, por kur dëgjon këtë e kupton që nuk ishte ai. A nuk rishkruan kjo të gjitha gjërat që në mendonim se i dinim?”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë