Lajme

Këlliçi: Rama dënon të rinjtë që protestojnë

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediat nga selia blu ka denoncuar dënimin e një anëtari të FRPD-së, Oleg Gora. Një dënim që sipas tij është dënim politik për shkak se gjuajti me vezë kryebashkiakun Erion Veliaj gjatë protestave kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

“’Drejtësia’e Edi Ramës liron trafikantë e kriminelë të lidhur me pushtetin, por dënon të rinj që protestojnë për të drejtat e tyre!

Kjo u dëshmua së fundmi nga dënimi politik i anëtarit të FRPD, Oleg Gora nga gjyqtari politik, Arben Micko, babai i nënkryetarit të FRESSH-it, Artur Micko.

Krimi i të riut opozitar ishte goditja me vezë e Erion Veliajt, në shenjë proteste kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Gjyqtari politik i Rilindjes, në konflikt të hapur interesi, vendosi se të gjuash me vezë Erion Veliaj është prishje e qetësisë publike.Në emër të të rinjve të Partisë Demokratike dhe të gjithë rinisë që ngre zërin kundër padrejtësisë dhe korrupsionit, dua të siguroj çdokënd që kërkon të mpijë reagimin qytetar se nuk kemi për t’i lënë të qetë në shkatërrimin e vendit dhe të së ardhmes sonë!”, u shpreh Këlliçi.      


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë