Politike

KED, Meta: Tani ka rëndësi transparenca vitin që vjen

Pas hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka reaguar presidenti Ilir Meta. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit e cilëson shortin si tepër transparent dhe thotë se tashmë mbetet veprimtaria plotësisht transparente e këtij institucioni për vitin e ardhshëm.
“Pas një shorti tepër TRANSPARENT, tani më e rëndësishme mbetet veprimtaria plotësisht TRANSPARENTE dhe në respekt të ligjit e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin e ardhshëm”, shkruan Meta në Facebook.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2655949414451315?__xts__[0]=68.ARAWkPUHSyR9iSPMx2Gz4MTBOCM6znykw4KM-S0Z80X7WFcilhkO2LRu4A_2-OZGBGTbkBPesPCmc9kO5-XajwInNOkqdnsQso15SNIaUXnqMpKQTR6SufTItqexkFC-_QtuWNTrqGnN4xJ1xfckQS1LFSd61-lEyIBbBPPCaPYIeeYaUAGBRlecJcW2NyCjLg7L8wM2-MAQ7qAglXj9XppChMcy0jO5P7MLUS5XDwwpPulsmDVAGYCtoVCMrQJsWJ1c_85lUt2gsEDTXO5kQl76pmKV7cCHrBlC_DacppP0i3559B2eTC08GVfcdpVghijmfL85GhhywLexKnDcNcRJgmMN&__tn__=-R

Nga hedhja e goglave u zgjodhën anëtare të reja të KED nga kandidatët e Gjykatës Kushtetuese Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha.
Ndërkohë Marsida Xheferllari u zgjodh anëtare zëvendësuese në KED që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese.
Ardian Dvorani është i zgjedhur automatikisht si kandidati i vetëm i Gjykatës së Lartë.
Arta Marku u zgjodh anëtare e KED nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa Bilbil Mete anëtar zëvendësues po nga Prokuroria e Përgjithshme. Fatjona Memçaj nga Gjykata e Apelit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë