Këshilli i ri i Emërimeve në Drejtësi do të mbajë mbledhjen parë për këtë vit më 15 janr, duke pasur si prioritet nisjen e procedurave për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Sipas njoftimit të KED-së, në rendin e ditës përveç të konstituumit të këtij organi të zgjedhur me shortin e kryer në dhjetor nga presidenti Ilir Meta, do të jetë informacioni për vendet vakante ekzistuese për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të cilat sipas Kushtetutës plotësohen nga Presidenti i Republikës, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.
Në tre vendet e mbetura bosh janë ato të mbetura nga vakancat e krijuara nga mbarimi i parakohshëm i mandatit për Fatos Lulon i zgjedhur nga Parlamenti, si dhe dy emrat e tjerë të zgjedhur nga presidenti, Besnik Imeraj dhe Besnik Muçi. Disa prej anëtrëve iu ndërpre mandati, pasi u përjashtuan nga procesi i Vettingut. Më i fundit është ai i Besnik Muçit, i cili edhe pse u zgjodh vitin e kaluar, u përjashtua nga sistemi i drejtësisë për shka të procesit të Vettingut. Ai e kishte kaluar fazën e parë, vendimi i apelua në Komisionin e Posaçëm të Apelimit. KED do të realizojë pocedurëna e shortit për caktimin e anëtarëve relatorë për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante.
KED do të drejtohet sërish nga Ardian Dvorani, i cili është i vetmi anëtar në detyrë i Gjykatës së Lartë. Mes tij dhe presidentit pati debate të ashpra për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, si kompetencë e presidentit, në lidhje me afatet. KED pretendonte se ArtaVorpsi është automatikisht anëtare, ndërsa Meta nxori dekretin për emërimin e Xhaferllarit pas kalimit të afatit 30 ditor.
Pretendimi i presidentit ishte se e nxori dekretin vetëm pasi Kuvendi zgjodhi anëtarin e saj në këtë gjykatë, pasi kështu e parashikon radhën ligji dhe Kushtetuta. Sfida e KED-së kësaj radhe do të jetë nëse do të pranohet që të kërkohet zbatimi i radhës, ku në mungesë të Gjykatës së Lartë, i takojnë presidentit si radhë dhe më pas Parlamentit, apo do të veprohet në një kohë për plotësimin e vakancave.
Presidenti ndërkaq ka dërguar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për vendin vakant të lënë nga Besnik Muçi.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 4 anëtarë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fjona Papajorgji. Për funksionimin e këtij institucioni, për dhënien e vendimeve duhet që të ketë një numër minimal prej 6 anëtarësh. Ndërsa Tushaj, është në funksionin e kryetarit, i ka mbaruar prej kohësh mandati.
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese kërkohet me insistim nga ndërkombëtarët, si pjesë e plotësimit të 9 kushteve të vendosura nga Bundestagu. Ndërkaq ndërkombëtarët kanë kërkuar që të jetë pikërisht kjo Gjykatë që të vlerësojë legjitimitetin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ku u konkurrua pa opozitën dhe në shumë bashki pati zgjedhje pa rivalë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.