Histori

Katëri i Radës – Anija e mbytur që askush nuk e kujton më


Ornella Bellucci - 28 marsin e vitit 1997, në kanalin e Otrantos, në Mesdhe, Katëri i Radës, një anije e vogël shqiptare u godit nga një anije e marinës ushtarake italiane. Të vdekurit janë 81, në pjesën më të madhe gra dhe fëmijë. Pesëmbëdhjetë vjet pas fatkeqësisë, më 2012-ën, "Radio 3" e rrëfeu ngjarjen duke u dhënë fjalën disave prej 34 të mbijetuarve dhe familjarëve të viktimave. Me rastin e 3 tetorit, "Ditës Kombëtare në kujtesë të viktimave të emigrimit", "Tre Soldi" do të transmetojë sërish në radio dokumentarin kushtuar historisë së një anijeje të mbytur që shënjon një çast vendimtar në perceptimin e udhëtimeve të emigrantëve drejt Italisë.

Tekstet e lidhura me komunikimin mes komandos nga toka, helikopterëve dhe anijeve të angazhuara në Kanalin e Otrantos 28 marsin e 1997-s, janë nxjerrë nga “Il Naufrago” roman i gazetarit Alessandro Leogrande (Feltrinelli 2011), ndërsa në shqip është botuar nga shtëpia botuese “Dudaj” me titullin “Mbytja e anijes”  “Mbytja e Katërit  të Radës përbën një tragjedi shumë të rëndësishme jo vetëm në historinë e emigracionit shqiptar por të të gjithë emigracionit  në njëzet apo tridhjetë vitet e fundit, drejt Italisë. Është një tragjedi e rëndësishme jo vetëm për numrin e të vdekurve,  por përbën të parën përpjekje dramatike, tragjike të zbatimit të një bllokimi anijeje. Sot për shembull në Itali flitet për shumë bllokime anijesh kundrejt Libisë, kundrejt kufirit të jugut, pa kujtuar se ka një precedent tragjik dhe i përket marrëdhënieve me Shqipërinë dhe me Katërin e Radës.”, shkruante Alessandro Leogrande më 2011 –ën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë