Bota

Katër të vdekur nga bombat thërrmuese në Sloviansk, shpërthime të fuqishme në Mykolaiv

Gazeta Si - Rusët hodhën bomba thërrmuese në Sloviansk, një zonë pranë Donjeckut, duke vrarë 4 persona dhe duke plagosur 7 të tjerë.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i administratës ushtarako-civile të qytetit Sloviansk, Vadym Lyakh, në faqen e tij në Facebook, siç raporton agjencia “UNIAN”.

"Mikrodistrikti Lymany, - thotë ai, - është vënë në shënjestër. Barvinkivska dhe Danylevsky Street po ashtu janë qëlluar. Një sektor privat paqësor ku nuk ka struktura ushtarake".

Ndërkohë, shpërthime të forta u dëgjuan në orët e hershme të mëngjesit të kësaj të diele në qytetin ukrainas të Mykolaiv.

Kryebashkiaku Oleksandr Senkevich, në një postim në Telegram fton popullatën të qëndrojë në strehime të sigurta.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters” në faqen e saj të internetit, shpërthimet u paraprinë nga sirenat kundërajrore.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 129-të të saj, ndërsa të premten, një breshëri raketash goditi një ndërtesë dhe një qendër për fëmijë në Odesa, duke vrarë të paktën 21 njerëz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë