Gazeta Si – Prokuroria e Vlorës, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 4 ish-zyrtarët e IMT-së në Himarë dhe 3 persona të tjerë, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”, ndërsa ndaj 3 personave të tjerë rëndon akuza për ndërtim të paligjshëm.
Bëhet fjalë për hetimet e nisura në vitin 2021 për ndërtimet e paligjshme në “Kodrën e Rrapojve”, ku rezultoi se të pandehurit vepruar në kundërshtim me ligjin duke cënuar interesat e shtetit apo pronarëve të tjerë.
Kështu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dërgon në gjyq shtetasit si më poshtë:
M.B., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”.
B.M., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”
Sh.T., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”.
R.H., më parë që ka ushtruar detyrën e kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”.
M.N., i padënuar më parë që ka ushtruar detyrën e kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”.
E.Z., që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës|”.
R.K., më parë që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje