Politike

Katër emrat e PS-së për të drejtuar qarkun e Shkodrës

Partia Socialiste mbledh sot pasdite Kryesinë për të diskutuar mbi situatën në qytetin e Shkodrës dhe caktimin e drejtuesit politik të qarkut, si i deleguar nga qendra. Pas largimit të Valdrin Pjetrit, ku veç kryebashkiakut, Rama e kishte caktuar edhe si drejtues politik të qarkut, PS-së i duhet të përmbushë këtë vakuumin e krijuar. Gazeta “Si”, ka mësuar se katër janë kandidaturat e mundshme për t’u caktuar në këtë post.
Në listë e para është Megi Ajtyresa, ish-kryetarja e FRESSH, forumit rinor socialist që 8 vite më parë vite u fut në PS, duke u bërë edhe anëtarja më e re PS-së. Ajo shihet si një propozim i bazës socialiste të Shkodrës. Edhe në vitin 2013, Ajtyresa ka qenë drejtuese politike e këtij qarku.

Megi Ajtyresa, ish-kryetarja e FRESSH


Kandidatura e dytë është ajo e Zef Çunit, ish-zv/ministrit të Kulturës në qeverinë Rama. Pas largimit nga postet drejtuese ai është distancuar nga PS-ja dhe nuk është aktiv.

Zef Çuni, Astrit Beci

Një emër tjetër që përflitet është ai ish-deputetit të PS-së, Astrit Beci. Ai është shkëputur nga jeta aktive politike, duke iu përkushtuar jetës profesionale si mjek. Mjeku i njohur është zgjedhur si deputet i PS-së në vitin 2009 dhe tani është koordinator elektoral i PS-së.

Senida Mesi


Në listën e preferencave të Ramës është edhe ish-zv.kryeministrja Senida Mesi. Deputetja e PS-së, Mesi ka pasur rol aktiv, pas largimit të Ditmir Bushatit si drejtues i qarkut dhe e angazhuar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Gjithashtu me këtë situatë, Rama mund të preferojë që të caktojë në këtë post edhe një deputete të PS-së në këtë qark, për faktin se ato duhet të ketë lidhje me bazën dhe me qendrën.

Ilir Beqaj

Mesi ishte përfolur edhe si kandidate e mundshme për Bashkinë e Shkodrës për zgjedhjet e 30 qershorit, madje u përfol se kjo ishte edhe arsyeja pse Rama e largoi nga qeveria. Por siç duket, përplasjet brenda deputetëve të PS-së në Qarkun e Shkodrës e larguan Mesin nga ky projektim. Gjithsesi, kryesocalisti Rama njihet edhe si njeri i surprizave në vendimet e tij, e mund të hedhë një emër tjetër në tryezën e mbledhjes së Kryesisë. Këto ditë është pafolur edhe emri i Ilir Beqajt për të drejtuar Qarkun e Shkodrës, duke e rikthyer sërish në këtë qytet ku ka edhe origjinën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë