Media Galeri

Karnavalet e Korçës përmes fotove

Këtë të shtunë, qyteti juglindor i Korçës u përfshi në një atmosferë festive, me Karnavalet, të cilat janë kthyer në një traditë të këtij qyteti. Këtë vit për shkak edhe të daljes nga pandemia festimet u organizuan vetëm në një ditë.
Grupe vendase, por dhe të ardhur nga qytete të tjera e nga jashtë vendit zbritën në bulevardin e Korçës, në një paradë ku çdo pjesëmarrje shoqërohej me nga një fabul. Qindra qytetarë kanë shijuar larminë e kostumeve dhe maskave e deri tek koreografitë e ndryshme. Gazeta Si ju sjell magjinë e kësaj feste përmes fotove…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë