Futboll

Karlo Ançeloti e ka rilindur Realin, 3.5 gola për ndeshje për madrilenët

“Vë eksperiencën time në dispozicion të skuadrës, jap gjithçka kam. Kam fatin të stërvis një grup kurajoz lojtarësh, me kualitet dhe që e merr veten shpejt”, - tha trajneri Ançeloti pas fitores 6-1 të Realit ndaj Majorkës. Një skuadër harmonike dhe gabimet në mbrojtje të kundërshtarëve nuk i heqin asgjë startit të fuqishëm në “mandatin” e dytë të trajnerit italian në “Shtëpinë e Bardhë”.

Ashtu si në 2013-ën, Ançeloti e ka nisur kampionatin me 6 fitore dhe 1 barazim, si dhe me 1 fitore në Champions. Tetë vite më parë pastaj humbi derbin me Atletikon dhe në javën e 6-të nuk ishte në krye si sot, por në vend të 3-të, 2 pikë pas Barcelonës dhe skuadrës së Simeones, që në fund fitoi titullin. Në 2013-ën Real Madrid shënonte 14 gola në 6 javët e para, tani 21, ose më saktë 3.5 gola për ndeshje. Një numër kaq i lartë golash në fillim të kampioantit nuk ishte parë në Madrid që prej vitit 1987.

Benzema, Vinicius dhe Asensio festojne nje gol. Gazeta Si, 23 shtator 2021

Një pjesë e madhe e meritave shkon për formën e jashtëzakonshme të Karim Benzema, i cili ka marrë pjesë në 15 nga 21 golat e skuadrës, 8 gola dhe 7 asiste. “Karim nuk është një lojtar që shënon dhe kaq, ai është i kompletuar, - tha Ançeloti. – E ndihmon skuadrën, luan për të tjerët dhe shpesh golat e tij bëjnë që të harrohet puna e madhe që bën për ata. Kur të jetë i lodhur, do të luajë Joviç, që po paraqitet mirë dhe duhet të përballojë një konkurrencë shumë të fortë”.

Annçeloti është kthyer në Madrid i qetë, i lumtur dhe pa pengje. Ai e di shumë mirë se kur gjërat gjërat të shkojnë keq, Perez nuk toleron. “Tani jemi në muaj mjalti, por do të ketë momente të vështira. Ndryshimi është se këtë herë e njoh shumë më mirë ambientin”, - ka pohuar italiani. Benzema ishte thelbësor edhe vitin e kaluar, kurse Vinicius duket një lojtar tjetër, ka shënuar 5 gola. Asensio ka realizuar tripletën e parë ndaj Majorkës. Valverde ka bërë hapin e madh, Kamavinga, 18 vjeç, ka bërë për vete “Bernabeun”, duke treguar personalitet dhe kurajë.

Mbrojtja ka pësuar 8 gola dhe nuk është “arma” më e fortë, por ka kohë të përmirësohet. Me një sulm të tillë, ndonjë gabim prapa edhe mund të tolerohet. Ançelotët, Karlo dhe Davide, i kanë dhënë besim dhe forcë Realit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë