Kuriozitete

Karkalecat po shpëtojnë jetë në Ukrainë

Një fashë "kundër gjakderdhjes" e bërë nga lëvozhgat e karkalecave po shpëton mijëra jetë në Ukrainë, sipas një mjekje të NHS që punon në zonën e luftës.

Fashat janë të veshura me një ekstrakt të njohur si chitosan që mund të ndalojë gjakderdhjen duke formuar mpiksje.

Të prodhuara nga Nonwovenn në Somerset, Angli fashat janë në kutitë e ndihmës së parë që i dërgohen ushtrisë ukrainase.

Doktoresha Iryna Rybinkina thotë se kjo fashë ka shpëtuar shumë jetë.

Fasha e ndalon gjakderdhjen nga plagët me 60 sekonda kompresim.

Ajo tregon se fasha nxirret nga lëvozhga e karkalecave dhe më pas pastrohet. Kur është në kontakt me gjakun, ajo lëshon një xhel që krijon mpiksje.

Këto fasha përdoren edhe nga ushtria amerikane dhe britanike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë