Bota

Karantinohet Putin, dyshime se u infektua me Covid-19 pas takimit me Asadin

Presidenti rus Vladimir Putin është karantinuar një ditë pasi takoi presidentin sirian Bashar al Asad. Mediat ruse raportojnë se izolimi erdhi pas rritjes së rasteve me koronavirus në rrethin e njerëzve që e shoqërojnë, por dyshimeve se edhe Assad është i infektuar.

Kështu, Putin ka njoftuar edhe anulimin e vizitës në Taxhikistan në kuadër të një konference për sigurinë duke marrë pjesë përmes një video-konference.

Kreu i Kremlinit mori pjesë edhe në disa organizime tjera publike të hënën, duke u takuar me olimpistët rusë dhe ka marrë pjesë në vëzhgimin e ushtrimeve ushtarake bashkë me ministrin e Mbrojtjes.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha para gazetarëve se Putini është në gjendje të mirë shëndetësore, por do të vetizolohet pas kontaktit me një person të infektuar. Ai nuk sqaroi se sa do të qëndrojë në vetizolim presidenti rus, por tha se ai do ta vazhdojë punën si zakonisht.

Sidoqoftë, Dimitrov nuk tregoi se kush është infektuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë