Njerez

Karantina, kush i mori më të mirën?

Në një kohë kur Shqiptarët janë të izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit, është vënë re dukshëm qasja e tyre në rrjetet sociale. Në çdo portal apo account lexoje liste filmash që njerëzit kanë parë, rrjeti social tik tok u bë viral në të gjithë vendin aq sa përdoret nga çdo grupmoshë, pati aq shumë “challenge” sa filluan të bëheshin grupime të llojit 'pro challenge, kundër challenge'.
Pafund këngë që postohen e ripostohen, akoma më shumë 'blogere' që menduan se do ishte bukur të tregonin se çfarë duhet të veshim gjatë karantinimit. Të gjitha këto për asgjë. Në darkë mbaronin të gjitha dhe le të themi që nuk është se do i mbante njeri mend storyt dhe postimet e tyre . Por, a janë këto më e mira që mund të bëhej në këtë periudhë? Padyshim që jo dhe një ndër arsyet është se një numër relativisht i konsiderueshëm njerëzish, që bënë më të mirën e tyre dhe arritën të sillnin diçka ndryshe tek ato që prisnin ndryshim në feed-in e instagramit, facebook-ut.

https://www.instagram.com/tv/CAR-F_PHJXF/?utm_source=ig_web_copy_link

Ja vlen të përmendim Alex Seitaj, aktor në portokalli por dashurinë më të madhe nga publiku e ka fituar me 2 minuta sketch çdo ditë në adresën e tij personale. Po të lexosh komentet vihet re se shumë e duan për këtë që bën tani në karantinë e madje as nuk e dinë udhëtimin e tij në botën e artit.

https://www.instagram.com/p/CAInha7gsVp/?utm_source=ig_web_copy_link

Një tjetër person që duhet të përmendet është Anisa Kushta, një vajzë e thjeshtë, jo e njohur për publikun por karantinës i mori më të mirën, vëmendjen absolute! Anisa shkruan shprehje  që do s'do, t'a vjedhin një buzëqeshje në ditë e shumicën e rasteve t'a vjedhin buzëqeshjen gjithë ditën kur i kujton.

Kushta tregon për gazetën “Si” se në profilin e saj ka batuta humor, falë talentit që ka për të shkruar.

“Kam shumë kohë që postoj këto 'thëniet' që duket se pëlqehen dhe e vetmja gjë që kam bërë këto kohë është që i kam përshtatur me situatën. E bëj këtë gjithmonë, e kthej në humor, shpotitje, një ngjarje të ditës, kohës. Nuk është se është angari për mua, apo se mundohem, pasi siç thashë është dhunti që e kam dhe më bëhet qefi që shumë njerëz më kanë thënë se gjatë kësaj periudhe u kam sjellë buzëqeshje. Tek-tuk ka patur dhe ndonjë pakënaqësi, mund të ketë patur raste që nuk është përçuar humori tek ndokush por jam dukur e patakt. Në komunikimin virtual besoj është normale dhe nuk kam 'ushqyer' polemika me replikë, ndihem e qetë sepse asnjëherë qëllimi im nuk është as të ofendoj as të krijoj polemika e keqkuptime” i tregon Kushta Gazetës "Si"

“ Mister iksi” dhe jo, nuk është shkruar gabim. Djali ka preferuar të përdorë një emër të tillë dhe pse të mos mendojmë se pikërisht ky emër mund të ketë trazuar mendjen e njerëzve. Pastaj aparenca nuk gënjen, me vetëm 1 muaj në instagram mister iksi ka tërhequr vëmendjen e shumë artistëve, gjë që është deri diku e vështirë dhe mbi të gjitha, çdo njeri që ka lexuar meme-t e tij ka qeshur! Kaq duam në fund të ditës apo jo?

https://www.instagram.com/p/CALfdS4gbEu/?utm_source=ig_web_copy_link

Mister iksi tregoi për Gazetën “Si” se si çdo i ri  është marrë me faqe memesh.

“Të them të drejtën faqen e instagramit me statuse humoristikee kam hapur se më shtyhu një shoqë. Produktive mire duket, domethënë nuk është keq si faqe, ka vend për më mire, por jam i kënaqur dhe me kaq ato pak që janë e pëlqejnë ato që postoj dhe kjo ka rëndësi," tregon i riu.

https://www.instagram.com/p/B8ds7OXgwGf/?utm_source=ig_web_copy_link

E si mund të mungonte ushqimi në një renditje të tillë. Kaloni nga Flavokado dhe ja, do të ndiheni pozitiv nga gjithë ngjyrat e ushqimeve që Flavio gatuan. Nuk ka famën e Arbana Osmani apo Renato Mekollit por absolutisht e meriton një vend në ekran e pse jo një follow në instagram. Gatuan dhe është i lezetshëm. Kombinimi perfekt!

Flavio i tregon Gazetës “Si”  se gjatë kësaj kohe ka qenë më e lehtë për të krijuar videot me përgatitje recetash, për shkak se të gjithë kemi kaluar kohë në shtëpi.

“Angazhimi im për të realizuar video ka qenë më i madh  dhe po ashtu angazhimi i ndjekësve në postime, të cilat janë pritur shumë mirë, pasi njerëzit duan më shumë ide për receta," tregon Flavio.

Ndoshta në dukje mendohet si reklamë për personazhet më sipër, por karantina na bëri t’i kuptojmë njerëzit më shumë, deri diku të kuptojmë më shumë edhe Shqipërinë. Nëpërmjet rrjeteve sociale këto kohë kemi njohur edhe më shumë njerëzit tanë, kemi njohur më shumë ide dhe kemi kuptuar se çfarëdo që të ndodhë njerëzit në mënyra të ndryshme ja dalin, kështu që  përpos vip-ave, kryeministrit apo çdo mjeku e eksperti që na jep informacion, duhet një duartrokitje për të gjithë njerëzit e thjeshtë. Ne të gjithë dimë t’ia dalim!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë