Ne rrjet

Karantina, eksperiment i dështuar që merr më shumë jetë se virusi

Nga "New York Post"- Karantinat zakonisht portretizohen si masa paraprake të matura kundër Covid-19, por janë eksperimenti më i rrezikshëm i kryer ndonjëherë ndaj publikut. Që nga fillimi i pandemisë, studiuesit kanë paralajmëruar se bllokimet mund të rezultojnë shumë më vdekjeprurëse sesa virusi. Njerëzit të cilët humbin punën ose biznesin e tyre janë më të prirur ndaj mbidozave fatale të ilaçeve dhe vetëvrasjeve dhe tashmë ekzistojnë prova se shumë më tepër do të vdesin nga kanceri, sëmundjet e zemrës, pneumonia, tuberkulozi dhe sëmundje të tjera sepse bllokimi  i parandaloi që të diagnostikohen herët dhe të trajtohen si duhet.

Ndryshe nga politikanët, asnjë shkencëtar nuk do të zhvillonte një eksperiment kaq të rrezikshëm pa marrë parasysh me kujdes rreziqet dhe monitorimin e rezultateve. Ndërkohë që dëmet ekonomike dhe sociale kanë qenë të mëdha, nuk është e qartë nëse karantinat e vendosura në pjesën më të madhe të botës kanë sjellë përfitime të konsiderueshme shëndetësore përtej asaj që u arrit nga distancimi vullnetar i njerëzve.

Duke krahasuar 50 vendeve, një ekip i udhëhequr nga eksperti Rabail Chaudhry i Universitetit të Torontos zbuloi se Covid-19 ishte më vdekjeprurëse në vendet me popullsi të plakur apo me nivele më të larta të mbipeshës (si Shtetet e Bashkuara), por shkalla e vdekshmërisë nuk ishte më e ulët në vendet që mbyllën kufijtë e tyre ose zbatuan karantina të plota.

Nju Jorku bosh, Gazeta Si, 2020

Pasi analizuan 23 vende dhe 25 shtete amerikane që kishin ndërmarrë politika të ndryshme gjatë pandemisë, eskspertët zbuluan se trendi i vdekshmërisë ishte i ngjashëm kudo që përhapej virusi. Numri i vdekjeve ditore u rrit me shpejtësi për 20 deri në 30 ditë në të 50 vendet, dhe pastaj ra me shpejtësi .

Ky fenomen u vërejt sidomos në Europë. Eksperti Simon Wood i Universitetit të Edinburgut arriti në përfundimin se rastet e reja në Britani tashmë ishin në rënie para se kombi ishullor të dilte nga karantia në fund të marsit. Në Gjermani, Thomas Wieland, ekspert i Institutit të Teknologjisë Karlsruhe zbuloi se numri i rasteve të reja po zbehej në pjesën më të madhe të vendit para se të fillonte bllokimi kombëtar dhe se ora e ndalimit shtesë e vendosur në Bavari dhe shtete të tjera nuk kishte asnjë efekt.

Ëieland nuk ka e parë nga afër situatën në qytetin e Nju Jorkut, por ai thotë se tendenca e qytetit duket e ngjashme me atë të Gjermanisë. Nëse, siç kanë treguar disa studime, një humbje jete nga Covid-19 vjen ndodh 21 ditë pas infektimit, kulmi i infeksioneve do të kishte ndodhur të paktën tre javë para kulmit të vdekjeve më 7 prill. Kjo do të nënkuptojë se shpërthimi i rasteve të reja në qytet tashmë kishte filluar të binte që në 17 mars, pesë ditë para se të fillonte bllokimi.

Sipas kësaj përllogaritjeje, karantina ka qënë jo vetëm joefektive por edhe e nxituar.  Në Amerikë, gati 80 për qind e viktimave Covid-19 kanë qenë mbi 65 vjeç, dhe më shumë se 40 për qind jetonin në shtëpi të moshuarish, ku mesatarja e jetëgjatësisë pas pranimit është vetëm pesë muaj. Në Britani, një studim i udhëhequr nga ekonomisti David Miles arriti në përfundimin se edhe nëse do ta merrnim për të mirëqene se karantina ka shmangur skenarin më të keq (500,000 vdekje, më shumë se 10 herë numri i tanishëm), epidemia prapë se prapë do të shpërthente. “Askush nuk dëshiron të përshpejtojë vdekjen e të moshuarve, por mund të mbrohen pa mbyllur pjesën tjetër të shoqërisë, siç kanë demonstruar Suedia dhe vendet e tjera”, thotë Miles.

Suedia u denoncua në fillim të pandemisë nga ithtarët e karantinës për shkak të shkallës së vdekjes relativisht të lartë por shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë në kombit nordik është më e ulët se ajo e Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të tjera të Evropës. Shkalla është më e lartë se ajo e fqinjëve të saj nordikë, por kryesisht për shkak të ndryshimeve demografike dhe faktorëve të tjerë që nuk lidhen me vendimin për të mos hyrë në karantinë.

Në fillim të pandemisë,  disa ekspertë amerikane përllogaritën në mënyrë të pavarur se bllokimet do të merrnin më shumë vite jetë sesa Covid-19 në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, dhe kostoja në jetë njerëzish është në e madhe në vendet e varfra. Banka Botërore vlerëson se recesioni i koronavirusit mund të shtyjë 60 milion njerëz në varfëri ekstreme, e cila në mënyrë të pashmangshme do të thotë më shumë sëmundje dhe vdekje.

Bllokimet mund të jenë justifikuar në pranverë, kur dihej aq pak për virusin dhe mënyrat për ta përmbajtur atë. Por tani që dimë më shumë, nuk ka asnjë justifikim etik për të vazhduar këtë eksperiment të dështuar. /Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë