Njerez

Kapsula e “virgjërisë” fut në telashe Amazon

Amazon është vënë në qëndër të kritikave nga përdorues të rrjeteve sociale për lejimin e shitjes së një kapsule, që “kirjon iluzionin e virgjërisë”. Bëhet fjalë për një produkt të quajtur “Gjak për natën e parë”, që shitet në Indi nga kompania “iVirgin”.

Kapsula përmban udhëzimet, sipas të cilave vendoset në pjesët intime të femrës për të dhënë efektin e gjakut të rremë në natën e parë të martesës, ndërsa në reklamimin që i bëhet produktit thuhet se bëhet fjalë për një “pluhur cilësor që nuk lë vend për dyshime”.

https://twitter.com/Madhurima_ML/status/1195218590498091008?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1195218590498091008&ref_url=https%3A%2F%2Fsputniknews.com%2Fasia%2F201911151077313976-twitterstorm-as-amazon-sells-blood-capsules-to-fake-virginity-on-first-night%2F

Përdoruesit e rrjeteve sociale fillimisht shënjestruan kompaninë indiane “iVirgin”, ndërsa kur zbuluan se i njëjti produkt shitej edhe përmes Amazon, kritikuan kompaninë amerikane se mbështet stereotipet regresive dhe tabo të vjetra të një shoqërie.

Amazon nuk ka reaguar zyrtarisht në lidhje me produktin, por në shërbimin e blerjeve online e ka hequr fare atë nga lista. Megjithatë, shitja e produkteve që “falsifikojnë” virgjërinë nuk është një ide origjinale e “iVirgin”. Në Europë është kompania gjermane “VirginCare”, që ofron të njëjtin shërbim për klientët e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë