Lajme

Kapshticë, kapen 6 emigrantë të paligjshëm

Policia Kufitare në Kapshticë ka ndaluar 6 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.

Emigrantët klandestinë, origjina e të cilëve nuk bëhet e ditur, janë ndaluar në Kapshticë, në vendin e quajtur “Lugina e Refugjatëve”, ndërkohë që 4 prej tyre ishin gra dhe 2 burra.

Policia kufitare i ka shoqëruar emigrantët në Spitalin e Bilishtit për kontrollet e nevojshme mjekësore, ndërsa pas marrjes së deklarimeve të tyre, do t’i nisë ata drejt Qendrës së Azilkërkuesve në Babrru të Tiranës.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë