Një shtetas grek është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës, pasi iu gjetën 80 mijë euro të padeklaruara.
Mësohet se greku shoqërohej nga një shtetas shqiptar.
Sipas policisë, greku me iniciale G. S. 51 vjeç banues në Patra ndodhej në një makinë me shqiptarin A. P, banues në Lezhë, i cili drejtonte automjetin.
Gjatë kontrollit të makinës nga policia, u gjet sasia e eurove të padeklaruara.
Po kryhen veprimet proceduriale nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.