Ka ndodhur

Video/ Kapet grabitësi i postës në Kamzë, i sekuestrohen edhe paratë

Gazeta Si - Kapet i dyshuari si ideator dhe autor i grabitjes së filialit të postës shqiptare në Kamëz, Elis Suçi, 30 vjeç.

Të riut i janë sekuestruar edhe paratë që grabiti në filial, një shumë prej rreth 100 mijë lekësh të rinj.

Një ditë më parë, policia arrestoi bashkëpunëtorin e tij, Algert Kurtin, i cili pohoi se autor kryesor ishte Suçi.

Të dy, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të maskuar, grabitën nën kërcënimin e armës filialin e postës në Kamzë.

Elis Suçi, i dënuar më parë për vjedhje, ishte në kërkim, pasi në muajin mars qëlloi me armë në drejtim të policisë në afërsi të shkollës në Kamëz, teksa ata po shkonin që ta arrestonin.

Të hënën, me një kapele në kokë dhe një maskë anti-Covid, një nga autorët grabiti 00 mijë lekë, nën kërcënimin e një pistolete lodër.

Policia sekuestroi një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Autori erdhi drejt postës në këmbë dhe nuk ka ushtruar dhunë ndaj  sportelistes së këtij filiali.

Pasi ka marrë paratë, është larguar sërish në këmbë drejt rrugicave të lagjes për të humbur gjurmët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë