Ka ndodhur

Grabitësi i postës lihet në burg edhe për vjedhjen e parave në një market

Gazeta Si - Elis Suçi, është lënë në burg nga Gjykata Penale e Tiranës për vjedhjen në një market të rreth 100 mijë lekëve të reja disa kohë më parë.

Suçi pranoi autorësinë e vjedhjes, ndërsa pretendoi se e ka bërë për shkak të fëmijës së tij të mitur. Ndërkohë, në vazhdim pritet që Gjykata e Tiranës t'i komunikojë edhe masën e sigurisë sa i përket të shtënave me armë gjatë tentativës së policisë për ta arrestuar në datën 3 mars të këtij viti pranë gjimnazit "Ibrahim Rugova".

Të martën gjykata do të caktojë për të edhe masën e sigurisë përsa i përket grabitjes së 1 milion lekëve të reja në pikën e Postës Shqiptare në Kamëz, në datën 18 prill.

Elis Suçi njihej si personazh problematik jo vetëm në Kamëz, por edhe më gjerë. Ai ka qenë në burg për vjedhje, ndërsa ishte liruar rreth 8 muaj më parë. Suçi po hetohet për disa ngjarje të rënda kriminale dhe dyshohet si vrasës me pagesë.

Dyshohet se ai është pjesë e një grupi kriminal, me bazë veprimi në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë