Lajme

Kapet autori që u pagua për të dhunuar një person në Kamëz

Zbulohen të dhëna të reja nga ngjarja e ndodhur në Kamzë  më datë 25 tetor, ku një 32-vjeçar përplasi qëllimisht me mjetin e tij një tjetër makinë dhe më pas debatoi me shoferin duke përdorur armë zjarri.

Arma që përdori Elis Ademi

Policia pohon  se u arrestua Elis Ademi dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori dhe porositësi i kësaj ngjarjeje. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se Ademi është paguar nga shtetasi S. C. për të dhunuar fizikisht shtetasin me inicialet I. Xh. Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet S. C., porositësin  e dhunimit fizik  dhe shtetasin F. M., bashkëpunëtorin  e Ademit.Në vijim të veprimeve hetimore policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit të cilën shtetasi Elis Ademi pas ngjarjes e kishte hedhur në Qerek, në zonën e Fushë Krujës.

 

Më Shumë