Lajme

Kapet 800 kg drogë në Qafë Botë, vinte nga Shqipëria

Autoritetet greke kanë kapur një sasi prej 800 kg drogë pranë doganës së Qafë-Botës.

Siç raportojnë mediat greke, lënda narkotike është ndaluar mëngjesin e sotëm, në orën 06:00 nga anti-droga e Igumenicës.

Lënda narkotike po transportohej me një fugon frigoriferik, i cili sapo kishte kaluar doganën shqiptare dhe atë greke, dhe po tentonte të futej në tokën greke.

Ndërkohë, gjatë aksionit janë arrestuar shoferi grek dhe një pasagjere greke, që ndodheshin në mjetin me drogë.

Ndërkohë, policia greke vijon aksionin për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në trafik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë