Lajme

Kapen 80 kg drogë në Malësi të Madhe, 6 të arrestuar

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga gjashtë persona dhe ka sekuestruar 80 kg drogë të llojit marijuanë në Tamarë të Malësisë së Madhe që kishte si destinacion Malin e Zi.

Të arrestuarit janë Kristian Butaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazer Murçaj,  Lavdrim Nikaj, Ndue Milaj. Këta shtetas u arrestuan në Tamarë të Malësisë së Madhe në afërsi të një pike kufitare, pasi kanë tentuar ta transportojnë sasinë e drogës drejt Malit të Zi.

Këta persona dyshohen se vepronin si një grup i strukturuar, i cili mundësonte transportin e drogës. Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një hetimi disamujor përmes metodave speciale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë